Një person në SHBA shpenzon mesatarisht rreth 3 orë në ditë me telefonin e tij. Psikologët madje thonë se familjet tani kalojnë më shumë kohë “vetëm”. Kjo do të thotë që prindërit janë fizikisht të pranishëm, por sakrifikojnë kohën e çmuar të fëmijëve për hir të komunikimit në internet. Dhe në fund të fundit, janë fëmijët ata që duhet të vuajnë pasojat e dëmshme të një stili të tillë jetese .
Është e kuptueshme që ne nuk mund ta imagjinojmë jetën tonë pa telefonat inteligjentë por është mirë të kujtohemi për pasojat serioze që mund të shkaktojë tek zhvillimi i fëmijëve përdorimi i tepërt i tyre.
- Fëmijët mund të kenë probleme me zhvillimin social.
Mungesa e vëmendjes së prindërve jo vetëm që i bën fëmijët të mos kenë iniciativë dhe të veprojnë, por në të vërtetë mund të dëmtojnë zhvillimin e trurit të tyre. Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë zbuluan se kujdesi i fragmentuar i nënës mund të ketë një ndikim negativ në zhvillimin e një fëmije dhe të jetë një arsye për çrregullime emocionale. Edhe gjërat e vogla mund të kenë një ndikim negativ në planin afatgjatë. Fëmijët kanë nevojë për një mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për të siguruar zhvillimin e trurit të tyre. Dhe mungesa e kujdesit të nënës mund të rrisë rreziqet e prishjes së një zhvillimi të tillë dhe të shkaktojë probleme psikologjike si depresioni, sjellja e rrezikshme dhe abuzimi me substancat.
- Fëmijët zemërohen dhe sillen keq.
Psikologët thonë se prindërit duhet të vendosin kufij në përdorimin e smartphone jo vetëm për fëmijët, por edhe për veten e tyre. Ata njoftuan se fëmijët ndjehen “të trishtuar, të acaruar, të zemëruar dhe të vetmuar” kur prindërit e tyre zgjedhin telefonat para tyre. Disa fëmijë mund të fillojnë të veprojnë dhe të tregojnë shenja të buta agresioni, si dëmtimi i telefonave të prindërve të tyre për të marrë vëmendjen e dëshiruar. Mungesa e vëmendjes i bën fëmijët të ndjehen të lënë pas dore dhe jo interesant për t’u dashur. Ajo prish vetëvlerësimin e tyre dhe shkakton probleme të sjelljes. Përkeqëson gjithashtu cilësinë e prindërimit dhe zvogëlon nevojat e fëmijës, duke u shkaktuar atyre stres të panevojshëm.
- Fëmijët nuk i shohin prindërit e tyre si modele të mira.
Për shumë njerëz, të kalojnë madje edhe një minutë pa kontrolluar telefonat e tyre është torturë. Studiuesit vëzhguan familjet në restorantet e ushqimit të shpejtë dhe zbuluan se rreth 70% e tyre përdorën telefonat e tyre gjatë vaktit. Madje disa anëtarë të familjes nxorën menjëherë telefonat kur u ulën në tryezë. Në këtë mënyrë, prindërit privojnë fëmijët e tyre nga mundësia që të përfshihen në ndërveprimin ballë për ballë dhe të mësojnë se si të sillen.
Fëmijët imitojnë sjelljen e prindërve të tyre dhe fitojnë aftësi sociale përmes komunikimit me ta. Fëmijët mësojnë se si të bisedojnë, të shprehin dashuri dhe të tregojnë interes për njerëzit e tjerë. Nëse prindërit e tyre nuk shërbejnë si shembull, fëmijët e tyre humbasin këto aftësi të rëndësishme dhe më vonë mund të kenë probleme me ndërtimin e një lidhje emocionale me njerëzit.
- Fëmijët lëndohen sepse duhet të garojnë për vëmendjen e prindërve të tyre.
Megjithëse prindërit i duan dhe vlerësojnë fëmijët e tyre pa marrë parasysh diçka, përdorimi i tepërt i smartphone-it bën që fëmijët të ndjehen sikur nuk janë aq të rëndësishëm dhe i bën ata të çmenden, sepse ata duhet të garojnë për vëmendjen e prindërve të tyre. Fëmijët thonë se “kontrollimi i telefonave gjatë një bisede” është një nga zakonet më të këqija të prindërve. 56% madje pohuan se ata do të konfiskonin telefonat inteligjentë të prindërve të tyre, nëse do kishin mundësi!
Fëmijët kanë nevojë për vëmendje që të ndjehen të sigurt, pasi kontribuon në zhvillimin e tyre emocional dhe ua lehtëson atyre ndërveprimin me njerëzit e tjerë. Kur fëmijët mendojnë se prindërit e tyre i duan dhe i vlerësojnë, ata e kuptojnë vetëvlerësimin e tyre dhe e dinë se meritojnë vetëm më të mirën.
- Fëmijët bëhen më pasiv dhe të shkëputur.
Lidhja emocionale mes prindërve dhe fëmijëve është e fortë, por e prekshme. Për ta vërtetuar këtë, studiuesit vlerësuan sjelljen e foshnjave të moshës 7 deri në 24 muaj në një situatë kur nënat e tyre pushuan së luajturi me to dhe e kthyen vëmendjen tek telefonat e tyre. Përgjigja e tyre emocionale ishte mjaft befasuese.
Doli që fëmijët shfaqën shenja shqetësimi dhe nuk ishin të interesuar të hulumtonin mjedisin rreth tyre kur nëna përdorte telefonin. Gjithashtu u shfaqën këto pasoja negative: sa më gjatë që nëna përdorte telefonin, aq më i shkëputur dhe pasiv bëhej fëmija. Edhe kur nëna e tyre ishte e gatshme të luante përsëri, ata nuk përfshiheshin në komunikim njësoj si më parë.
Fëmijët dëshirojnë dashuri dhe vëmendje dhe është detyrë e prindërve t’ua dhurojë atyre. Është në rregull t’i përgjigjeni një telefonate urgjente, por në shumicën e rasteve, është mirë ta lini telefonin dhe të kaloni kohë cilësore me fëmijën tuaj. Kjo gjë jo vetëm që do t’ju sjellë gëzim të dyve, por kontribuon në zhvillimin emocional të fëmijës dhe është një hap tjetër i rëndësishëm për t’i kthyer ato në një qenie njerëzore të lumtur dhe të vetë-vlerësuar.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://brightside.me
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.