Të gjithë kanë fjetur në shtratin e prindërve të tyre pas një ëndrre të keqe ose kur kanë dëgjuar një zhurmë të frikshme kur ishin fëmijë. Ky cikël përsëritet me çdo brez. Disa studime sugjerojnë që prindërit që i lënë fëmijët të flenë në shtratin e tyre, në të vërtetë mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë, duke shkaktuar një ndikim negativ si për prindin ashtu edhe për fëmijën.
Fjetja me prindërit mund të jetë e keqe për fëmijët.
Një studim nga Universidade Federal de Pelotas dëshironte të shihte se çfarë efekti mund të ketë fjetja me prindin në shëndetin mendor të një fëmije. Duke vëzhguar 3.583 fëmijë në Brazil, në fund studiuesit i ndanë ata në 4 grupe:
Ata që nuk flenë me prindin (44.4%),
Ata që flenë vetëm sa ti zërë gjumi (36.2%),
Ata që shkojnë tek prindi në mes të natës (12.0%),
Ata që flenë rregullisht me prindin (7.4%).
Duke marrë parasysh që disa fëmijë ndajnë të njëjtën dhomë me prindërit e tyre për arsye socio-ekonomike ose për bindje kulturore, studimi zbuloi që bashkë-fjetja ishte një praktikë e zakonshme në mesin e fëmijëve të përfshirë. Sidoqoftë, studiuesit arritën në përfundimin se bashkë-fjetja mund të dëmtojë shëndetin mendor të një fëmije. Duke studiuar fëmijët që nga lindja, “ndarësit e vazhdueshëm të shtratit” kishin më shumë shanse për të zhvilluar një çrregullim psikiatrik dhe për të fshehur problemet e tyre në krahasim me 3 grupet e tjera të fëmijëve.
Duke parë 4 grupet, shanset për të zhvilluar një çrregullim psikiatrik ishin më të pakta tek fëmijët që flinin më pak me prindërit e tyre. Gjithashtu të fjeturit bashkë më prindërit mund të dëmtojë shëndetin fizik të një fëmije. Jo vetëm që prindërit në gjumë mund të rrezikojnë “mbivendosjen” mbi fëmijë, por dyshekët e prindërve jenë të pasigurt për ta, pasi foshnjat kanë nevojë për shtrat të fortë, gjë që dyshekët e butë nuk e ofrojnë.
Fjetja e fëmijëve me prindin mund të jetë e keqe edhe për prindërit.
Në një studim tjetër nga Universiteti i Maryland, studiuesit hodhën një vështrim në 277 nëna me të ardhura të ulëta dhe fëmijët e tyre në Baltimore. Ata arritën në përfundimin që nënat që ndanë një shtrat me të vegjlit e tyre humbën një orë gjumë dhe raportuan stres, depresion dhe ankth. Nënat që flinin veçmas nga fëmijët e tyre nuk humbën gjumin dhe nuk hasën në simptoma depresioni. Në fund të fundit, humbja e gjumit ishte diçka ku prindërit duhet të përqendroheshin.
Përveç kësaj, studimi gjithashtu pohoi se duke i lënë fëmijët të flenë vetëm i ndihmon ata të mësojnë të vetë-qetësohen dhe të zhvillojnë modele të shëndetshme gjumi.
Burimi / https://brightside.me/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.