Dëshmi

June 2, 2022 | 9:01

Pse puthja e një fëmije në buzë është një gjest i gabuar!

 

Ditët e fundit në rrjetet sociale ka shpërthyer një polemikë lidhur me puthjen e fëmijëve në buzë nga prindërit. Është një gjest që shihet gjithnjë e më shpesh i fotografuar edhe në profilet e prindërve të famshëm që shfaqen të përfshirë në këtë aksion me fëmijët e tyre në rrjetet sociale. Pjesërisht, debati u ndez kur fotoja e D. Beckham duke puthur në buzë vajzën e tij Harper u shfaq dhe u përhap globalisht. Le ta pranojmë qartë: është një gjest i gabuar. Pa nëse apo por.

Nga Alberto Pellai, mjek, ekspert në parandalimin e zhvillimit moshor, psikoterapeut që punon si studiues pranë Departamentit të Shëndetit Publik në Universitetet e Studimeve Milano.

Të rriturit kanë përgjegjësinë t’u ofrojnë butësi dhe kontakt fëmijëve të tyre pa përdorur kurrë gjeste që mund të jenë burim eksitimi ose ndjesie intensive. Prekja dhe kontakti i prindërve me fëmijët e tyre është mësimi i parë që ata marrin mbi rëndësinë e respektimit të kufijve të trupit. Intimiteti që një prind i jep fëmijës është emocional, por jo i dashur. Një fëmije duhet t’i thuhet “të dua të mirën” dhe jo “të dua”. Fëmijës i jepen puthje në faqe, por jo në buzë. Një fëmijë mund ta përkëdhelësh, por jo ta prekësh me gjeste emocionuese dhe sensuale. Të thuash “të kam xhan”, ta puthësh në faqe, ta përqafosh komunikon dashuri dhe është gjuha që nxit kontaktin emocional midis të rriturit dhe fëmijës.

Të thuash “të dua”, të puthësh në buzë, të prekësh për të prodhuar zgjim sensual i përket gjuhës së dashurisë dhe shërben për të gjeneruar intimitet trupor midis dy njerëzve që mund të japin pëlqimin për të gjithë këtë, sepse i dinë gjuhët, kuptimet, implikimet e saj, pasojat. Çdo gjest që ka të bëjë me trupin e fëmijës është një gjest që duhet t’i komunikojë atij dashuri dhe që në të njëjtën kohë duhet të formojë tek ai perceptimin se cilët janë kufijtë e tij trupor, ose ato kufij që askush nuk mund t’i kalojë pa pëlqimin e tij. Një pëlqim që ai mund ta japë vetëm kur ka aftësitë për të dalluar atë që ndikohet nga ajo që është dashuria. Çfarë do të mendonit nëse do të shihnit një xhaxha, një mësues apo një trajner duke i dhënë një puthje në buzë fëmijës tuaj?

Ndoshta do të ndërhyni me vendosmëri dhe do të kërkoni që kjo gjë të mos ndodhë më kurrë. Pra, nëse ai gjest është i papërshtatshëm nëse bëhet nga një i rritur ndaj një fëmije, ai mbetet i papërshtatshëm edhe kur bëhet nga prindërit. E njëjta gjë vlen për një puthje në buzë si për një shuplakë. Nuk do të dëshironim kurrë që një i rritur të godiste fëmijët tanë. Ky mbetet një arsyetim i mirë për të mësuar – veten si prindër – që të mos u japim kurrë një shuplakë fëmijëve tanë. Sepse respekti që një i rritur i detyrohet fëmijës nuk ndryshon në varësi të asaj se kush duhet ta vërë në lojë. Të gjithë të rriturit, përfshirë prindërit, duhet t’i respektojnë fëmijët.

Dhe puthjet në buzë – si dhe shuplakat – nuk janë gjeste respektuese. Kaq dhe pikë. Nëse mendoni se ky komunikim është i dobishëm për prindërit e tjerë, ju lutemi shpërndajeni këtë. Debati, natyrisht, mbetet i hapur. Por në këtë rast, më vjen mirë t’ju kërkoj besim të pakushtëzuar: besoni njëherë atë që çdo profesionist i mirë do t’ju thoshte për këtë temë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top