Në fokus

September 16, 2019 | 13:00

Pse shëndoshemi gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve?

Vitet kalojnë, dhe pa ndryshuar dietën tonë vërejmë se ne priremi të fitojmë peshë, dhe përveç kësaj e kemi të vështirë ta heqim atë. Një studim ka zbuluar efektet e kalimit të kohës dhe është dhënë një shpjegim; gjatë plakjes qarkullimi i lipideve në indin dhjamor zvogëlohet dhe bëhet më i lehtë shtimi në peshë, edhe nëse nuk hamë më shumë ose nuk bëjmë më pak aktivitet fizik se më parë.

Le të shohim atë që duhet të dimë

Studimi ekzaminoi 54 burra dhe gra për një periudhë prej rreth 13 vjetësh, dhe pasi i mbajti nën vëzhgim, në fund të periudhës, të gjitha subjektet, pavarësisht nëse ishin shëndoshur apo dobësuar, treguan një ulje të xhiros lipidike në indin dhjamor, ose shpejtësinë me të cilën hiqen dhe ruhen lipidet, ose yndyrnat, në qelizat yndyrore.

Pjesëmarrësit që nuk kishin zvogëluar kaloritë e dietës së tyre, u shëndoshën me 20%. Për të kuptuar pse, studiuesit ekzaminuan qarkullimin e lipideve të 41 grave që i nënshtroheshin një operacioni bariatrik për të kuptuar nëse shkalla e qarkullimit të lipideve kishte ndikuar në aftësinë e tyre për të ruajtur peshën pas rreth 7 vjetësh pas ndërhyrjes.

Rezultati: ato që kishin një normë të ulët para operacionit ishin në gjendje të rritnin qarkullimin e lipideve dhe të ruanin humbjen e peshës. Rezultatet tregojnë se proceset e indit tonë dhjamor rregullojnë ndryshimet në peshën e trupit gjatë plakjes në mënyrë të pavarur nga faktorët e tjerë, kjo mund të hapë horizonte të reja për të trajtuar mbipeshën.

 

 

Burimi / https://www.notizieora.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top