Në fokus

January 18, 2018 | 10:07

Pse zgjodha të jem një kloun

26239037_1667675973297150_5465160786853668508_n
Kur isha fëmijë, njerëzit më tallnin gjatë gjithë kohës. Kudo që njerëzit më shihnin më tregonin me gisht dhe i thonin njëri-tjetrit:” shiko, është një xhuxh që po vjen.”
Ata gjithmonë talleshin me mua. Ishte shumë e dhimbshme. Unë kurrë nuk kam lënduar askënd, por të gjithë më kanë lënduar me fjalët dhe veprimet e tyre. Unë kisha turp dhe frikë të rrija pranë njerëzve. Nuk kisha miq kur isha fëmijë. Askush nuk donte të shoqërohej me një xhuxh. Prindërit e mi ishin të turpëruar nga unë sepse unë jam një xhuxh.
Unë nuk mund të gjeja një profesion më të mirë se të punoja në cirk. Kur e kuptova këtë botë, doja të isha një kloun, që t’i bëja njerëzit e lumtur. Ka shumë liri në botën e cirkut. Këtu, të gjitha frikërat e mia ikën. Është bota më e mirë për mua që të jetoj. Tani nëse mund t’u sjell buzëqeshje fytyrave të njerëzve atëherë ndihem shumë i lumtur. Unë nuk mendoj se dikush mendon për ne si artistë apo aktorë; ata vetëm mendojnë se ne jemi klounë! – Reaz./GMB Akash
 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top