Profil Obsesiv
Subjekti obsesiv vazhdimisht përpiqet të marrë gjithçka nën kontroll, shpesh edhe atë që është përtej mundësive të askujt: të planifikojë gjithçka duke u përpjekur të parashikojë ngjarjet e ardhshme, për të kontrolluar dhe menaxhuar ato; të sillet në të njëjtën mënyrë në çdo fushë të jetës profesionale dhe personale; të mbajë nën kontroll partnerin dhe fëmijët. Për fat të keq, siç është ilustruar tashmë, kontrolli i tepërt shpie në humbjen e kontrollit; vetëm përpjekjet në këtë drejtim gjithmonë dërgojnë subjektin në krizë kur ai bashkohet me diçka mbi të cilën nuk mund të ushtrojë vullnetin e tij.
Variantet e këtij çrregullimi janë të shumta: nga personi i ngurtë, jo vetëm mendërisht, por dhe fizikisht, në luftë kundër çdo gjëje që mund t’i shpëtojë kontrollit të tij, deri në një “përplasje ekzistenciale” për shkak të stresit të tepërt psikofizik; nga personi i torturuar nga mendimet dhe imazhet që ai nuk mund t’i dëbojë dhe që e mban partnerin nën kontroll derisa ta mbysë atë me “kujdesin e tepërt”.
Ndër llojet e ndryshme të obsesionit, mekanizmi që shkakton dhe strukturon çrregullimin e vërtetë është i njëjtë. Po ta shohim në thelb subjekti obsesiv, ushtron psiko-kurthin e kontrollit që e bën atë të humbasë kontrollin. Ky veprim kundërproduktiv mund të zbatohet si për mendimet, ashtu dhe për veprimet. Kjo do të thotë që, për shembull, mund të kemi një çrregullim obsesiv të bazuar në një mendim “kurth” të arsyetimit perfekt logjik. Në këtë rast personi përpiqet me dëshpërim për të rikthyer çdo ngjarje, situatë ose kushte nën kontrollin e një arsyetimi logjik, racional dhe të përsosur. Por siç sugjeronte filozofi John Locke: “nëse filloj nga premisa të gabuara përmes një logjike të rreptë, do të arrij në rezultate të gabuara”.
Mund të takojmë një subjekt që tenton të shpjegojë në mënyrë rigoroze dhe objektive çdo gjë, edhe atë që nuk jep hua për këtë lloj lloj analize, si: emocionet dhe qëndrimet ambivalente të partnerit, duke provokuar shkatërrime të vërteta personale dhe ndërpersonale, si rezultat i aplikimit të përsëritur të psiko-kurthit; njohja që na shpëton nga gjithçka. Kështu obsesivi është vazhdimisht i drejtuar drejt koherencës absolute, duke kërkuar respektimin total të pozitave të tij nga të tjerët. Siç është shpjeguar tashmë, kjo tendencë e tkurrjes çon në rezultate fatale.
Obsesivi njihet shumë lehtë, sepse është gjithmonë në tension: buzëqeshja e tij është shumë e rrallë, transformohet shpesh në një ngërç sarkastik, është gjithmonë aktiv dhe i vëmendshëm, duke rezultuar tek të tjerët i ftohtë dhe i shkëputur. Nëse në fillim mund të duket si një mbrojtës qetësues, të cilit mund t’i besojmë, një marrëdhënie më e ngushtë menjëherë do të tregojë brishtësinë e tij. Fakti që në mendje çdo gjë duhet të “kuadroje” sipas supozimeve të caktuara, kjo e bën obsesivin të papërshtatshëm në marrëdhënie me tjetrin, siç është vazhdimisht i vetë-referuar.
Strategji të psiko-zgjidhjes
Në këtë rast objektivi terapeutik është çmontimi i mekanizmit të “Kontrolli që shkakton humbjen e kontrollit” si në nivelin e veprimit, ashtu edhe në atë të mendimit. Kështu që ndërhyrja e specialistit nuk duhet të fokusohet vetëm te ndërprerja ose korrektimi i skenarit të sjelljes, por duhet të ristrukturojë mbi të gjitha modelin e arsyetimit të skemave të individit. Zakonisht gjëja më e rëndësishme që duhet të përjetojë obsesivi për të dalë nga psiko-kurthi i tij është rreziku për të lënë dikë apo diçka jashtë kontrollit të tij, dhe më pas për të verifikuar që gjërat jo vetëm nuk shkojnë keq, por shkojnë më mirë.
Pra, subjekti udhëzohet deri sa të mësojë të ushtrojë vullnetarisht mungesën e kontrollit në fusha të ndryshme të jetës dhe për ta bërë më fleksibël mendjen e tij dhe ta lërë të lirë nga zinxhirët e mendimeve obsesive. Këto subjekte duhet të dialogojnë me të shkuarën, me të tashmen dhe të ardhmen, duke u bazuar gjithmonë mbi arsyetimin dhe argumentimin që i udhëheq përtej ngurtësimit “emotional schemata” jo fleksibël. Parimi për rritje dhe zhvillim kërkon, siç na mëson fizika, një përqindje konstante të çrregullimit. Është shumë e rëndësishme që me këto subjekte të konsiderojmë rezistencën e tyre si një rezistencë ndaj ndryshimit, të përqendrohet ndërhyrja terapeutike në ndryshime graduale dhe jo të shpejta, prandaj është e nevojshme të përqendrohemi në hapa të vogla “step by step” që duhet të zbatohen, pa kërkuar hapa që obsesivi nuk mund t’i bëjë, sepse janë shumë të rrezikshme dhe jashtë kontrollit të tij.
Gjithashtu, në lidhje me obsesionet, janë zhvilluar forma specifike të trajtimit ekletik dhe strategjik, të cilat janë përsosur dhe diferencuar me kalimin e kohës për të përmirësuar efektivitetin dhe efikasitetin e tyre; mbi 60% e rasteve mund të kryhen për të kapërcyer përfundimisht çrregullimin brenda 15-30 seancave. Rreth 25% e rasteve në fakt kanë nevojë për një terapi më të zgjatur: “krimbi” obsesiv, duke qenë një lloj perversioni i inteligjencës, tenton të riprodhojë sa më shpesh patologji të tjera mendore.
Për terapistet EMDR do të ishte e dobishme zbulimi i ngjarjeve traumatike që mund të lidhen me patologjinë aktuale, dhe të përpunohen elementet traumatike, sidomos kur kemi përballë klientin tipik obsesiv të ashtuquajtur puro (Kazanxhi 2016).
Psiko-kurthi kompulsiv
Personi i prekur nga kompulsionet, bazuar në një fobi ose një ndjesi të pakontrollueshme të kënaqësisë, detyrohet të kryejë sjellje dhe mendime ritualizuese: lahet në mënyrë të përsëritur për të pastruar veten nga papastërtitë, higjienohet vazhdimisht për të shmangur sëmundjet, përsërit formula magjike për të siguruar ritualet, mbledh dhe mban objekte në mënyrë maniakale, blen gjëra në mënyrë kompulsive.
Edhe në këtë rast, edhe pse fobia mund të jetë e motivuar nga stimuj të ndryshëm dhe ritualet obsesive, parandaluese ose restauruese, psiko-kurthet që të shpien në formimin e këtij çrregullimi janë të njëjta:
- shmangia,
- kërkesa për siguri dhe ndihmë,
- zbatimi ritual i veprimeve dhe mendimeve që kanë për qëllim zbutjen e fobisë, por që në të kundërtën e ushqejnë gradualisht gravitetin e saj.
Bëhet fjalë për një nga format më shqetësuese psikike dhe një sjellje e rëndë dhe e paaftë: ata që vuajnë mund të jetojnë njëzet e katër orë në ditë duke kryer rituale, ose mbeten të mbërthyer në burgun e tyre mendor, pa qenë në gjendje të prekin asgjë.
Për më tepër, vlerësimi për subjektet e prekura është gjithashtu shumë i lartë, duke filluar nga 5% deri në 8% të popullsisë; përqindja ka të bëjë vetëm me rastet më serioze dhe që i janë nënshtruar trajtimeve psikiatrike dhe psikoterapeutike. Nëse këtyre u shtohet numri i madh i atyre që vuajnë nga çrregullimi në formë të butë apo të mesme, do të thotë që, subjektet që nuk janë të paaftë, ose vetëm pjesërisht, ose thjesht nuk i kanë thënë askujt për problemin e tyre, vlerësimi duhet të jetë së paku i trefishuar. Këto subjekte janë të njohur në mesin e pacientëve më të vështirë për t’u trajtuar, për shkak të çuditshmërisë së çrregullimit dhe lidhjes së arsyetimit. Pjesa më e madhe e tyre në fakt, e dinë se fobia është krejtësisht irealiste, por në të njëjtën kohë sillen sikur të ishte konkrete. “Unë mendoj se është” përtej çdo arsyetimi; efekti profetik tejkalon të gjitha provat empirike. Edhe në këtë rast qasjet terapeutike të një natyre racionale janë të pasuksesshme: arsyeja prishet mbi shkëmbin e tiranisë së absurdit që dominon mendjen e pacientit.
Strategji të psikozgjidhjes
Fusha klinike e OCD ka qenë, së bashku me panikun, sektori i parë në të cilin i kam aplikuar hulumtimet e mia në zhvillimin e strategjive terapeutike që mund të shkatërrojnë ekuilibrin patologjik në një kohë të shkurtër; ishte pikërisht strategjia terapeutike e gjetur efektive dhe efikase për të treguar se, nëse pacienti arrin të bllokojë ritualet, obsesionet kompulsive rrëzohen në vetvete.
Gjatë këtyre dekadave janë zhvilluar forma specifike të trajtimit strategjik për llojet e ndryshme të çrregullimeve obsesive-kompulsive (DOC), përkatësisht parandaluese, pajtuese dhe riparuese, të cilat aktualisht përfaqësojnë praktikën më të mirë në fushën terapeutike (Nardone, Salvini, 2013; Nardone, Portelli, 2013).
BIBLIOGRAFIA – American Psychiatric Association (1994), Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders: 4th edition (DSM IV°). Washington, American Psychiatric Association. Angyal A. (1941), Disgust and related aversions. Journal of Abnormal and Social Psychology, 36, 393-412. Arntz A., Rauner M. e van den Hout M. (1995), “If I feel anxious, there must be danger”: exconsequentia reasoning in inferring danger in anxiety disorder. Behavior Research and Therapy, 33, pp. 917-925. Arntz A. e Weertman A. (1999), Treatment of childhood memories: theory and practice. Behavior Research and Therapy, 37, 715-740. Bara B., Manerchia L. e Pelliccia A. (1996), La sindrome ossessiva. In B. Bara (a cura di), Manuale di psicoterapia cognitiva. Torino, Bollati Boringhieri
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.