Studim

July 6, 2020 | 8:12

Psikodrama, kur shpirti vihet në veprim për përmirësimin e një serie çrregullimesh psikologjike dhe emocionale

Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Drama është mënyra specifike e “fiction”, trillimit.  e përfaqësuar në shfaqje: një shfaqje, opera, balet, etj., e realizuar në një teatër, ose në radio apo televizion. E konsideruar si zhanër i poezisë në përgjithësi, mënyra dramatike është kontrastuar me epikën dhe mënyrat lirike qysh nga Poetika e Aristotelit (rreth 335 para Krishtit) – vepra më e hershme e teorisë dramatike.

psicodramma

Mesazhi i dramës është për të transmetuar mesazhe artistike. Publiku shikon veten në dramë, një lloj vetëanalize, mimesis, pasqyra. Psikodrama përdoret për përmirësimin e një seri çrregullimesh psikologjike dhe emocionale.

Çështja shtohet nëse psikodrama ka të dhëna mjekësore? A ndikon tek frymëmarrja apo tek qarkullimi i gjakut si mund të realizohet një ndikimi i tillë. I gjithë debati shkencor, duke shtruar pyetjen, se a ka të dhëna sasiore ose cilësore studimi i psikodramës dhe i terapive eksperimentale në përgjithësi?

Artet krijuese ose terapitë eksperimentale janë modalitete terapeutike që nxisin shërimin emocional nëpërmjet shprehjeve krijuese. Terapitë e arteve krijuese përfshijnë psikodramën dhe terapinë e dramës, terapinë e dancit, terapinë muzikore, terapinë e poezisë, dhe terapinë e artit.

unnamed

Jacob Moreno (1889 -1974), ka qenë psikiatër, psikosociolog dhe edukator rumun-amerikan, themeluesi i psikodramës dhe pionieri kryesor i psikoterapisë në grup. Gjatë jetës së tij, ai u njoh si një nga shkencëtarët kryesorë social.

Termi psikodrama rrjedh nga fjalët greke “psiche” ose shpirt, anima dhe dramë ose “acione” – veprim. Prandaj psiko-drama, do të thotë fjalë për fjalë “shpirti në veprim”. Për përdorimin e kësaj metode ideja themelore vjen nga vëzhgimi i sjelljes fëmijërore dhe rëndësia e rastësisë si pjesë e procesit krijues dhe rigjallërimit të jetës. Në psikodramë individët shfaqin ndjenjat duke shfaqur problemet e vërteta në mënyrë krijuese dhe spontane dhe një “emfazë” e shprehjes jo-verbale.

Psiko-drama është paraqitja dramatike e konflikteve dhe e situatave personale ose të përgjithshme, me qëllim:

1.Diagnostifikimin terapeutik, pedagogjik, didaktik

ose

2.Vetëm për ushtrimin e sjelljeve të pazakonta.

Karakteristikë për një ngjarje psikodramatike është marrja përkohësisht përsipër e roleve të caktuara, ku Subjekti ka shumë liri të marrë vendime spontane dhe të veprojë i pavarur në mënyrë krijuese. Nëpërmjet rregullave të psikodramës, bëhet i mundur veprimi në mënyrë relativisht të çliruar nga ankthi dhe këmbimin e situatave sociale sipas dëshirave të veta. Krijohet një lloj vetëdije, njohje e “dyfishtë”, nga një anë, vetëpërvoja në rol dhe nga ana tjetër jo e gjithë prania e përjashtuar nga vetëdija pasqyruese. Kjo përvojë emocionale konjitive e përgjithshme shpjegon një aspekt të efektivitetit të psikodramës.

Koncepti metodik i psikodramës u përpunua nga Jakob Moreno, duke mbajtur distancë të kujdesshme ndaj psikoanalizës së Frojdit, duke u orientuar më tepër te fjala dhe te individi. Moreno nuk i kufizoi idetë e veta vetëm në fushën e psikologjisë, duke arritur që psikodrama të luajë rolin e terapisë së botës, ai e konsideroi gjithë shoqërinë njerëzore si një “pacient të vërtetë”.

Psikodrama u demonstrua si një instrument i aftë për t’u shërbyer njerëzve me psikoterapi, për t’i stimuluar dhe për t’iu afruar atyre mundësinë e drejtpërdrejtë që të shprehen sipas konceptit të vet.    

Psikodrama zhvillohet në tre faza:

-Ngrohja – Personazhet përgatiten emotivisht dhe teknikisht për psikodramën.

-Recitimi – Vjen në skenën e psikodramës.

-Aktrimi-Personazhet veprojnë

-Post-diskutimi

pexels-photo-189449

Ndryshimi i roleve

Protagonisti ka për detyrë për të caktuar tek anëtarët e tjerë të grupit role të ndryshme, gjithsecili përfaqëson aspekte të ndryshme të unit të tij. Kështu zgjedh formën e autodramës, në të cilën protagonistët dhe aktori solist në skenë reciton role të ndryshme ose personazhe të vërtetë. Por është akoma mundur për të paraqitur situata të anasjella, ndryshim rolesh  (Role reversal), në të cilat individët ndërrojnë rolet për të arritur një kuptim më të mirë rreth origjinës së konfliktit dhe modaliteteve të dramës.

Teoria e performancës

Performanca është funksionimi ose funksioni i diçkaje ose dikujt, e një individi ose grupi individësh. (wikipedia 2020).

“Psikodrama për përmirësimin e sjelljeve të pazakonta”.

“Id; Ego; Superego”

Në skenë janë Idi, Ego dhe Superego me maskat e tyre. Ato lëvizin të shkujdesur. Superego dhe Idi janë të ulur në karrige. Ego sillet nëpër skenë duke pirë duhan me një bastun në dorë që e tund.

Id; Ego; Superego. Akti i I-rë

Ego: Përshëndetje! Mirëmëngjesi të kontrolluar! (me prepotencë).

Idi: Përshëndetje! Ouu…! Neve të kontrolluar?! Kush ta ka dhënë këtë të drejtë të na kontrollosh?!

Ego: Vetja, Zoti, Natyra, Mendja!

Idi: Unë nuk pyes për asgjë! Unë të kontrolloj dhe të sundoj ty në “forma barbare”! Budallaqe!! Unë gjej mënyra të sundoj!

Ego: Nuk ke mundësi kurrë!! Unë gjej mënyra për të mos lënë ty të më sundosh!

Idi: Çfarë mënyrash dhe mjetesh?

Ego: Kam Mekanizmat Mbrojtës.

Idi: Çfarë janë Mekanizmat Mbrojtës?!

Ego: Po ku di ti se çfarë janë! Ti nuk ke mend! Je si guri. Je si shkëmbi. Pa ndjenja!

Hajde Intelektualizëm, Represion… më mbroni!

 

Mekanizmat Mbrojtës: Po zonja Ego! Jemi gati!

Superego: Mos u zini. Mos u zini ju! Do vë rregulla patjetër! Me të gjitha mënyrat!

Ego dhe Idi: (sillen në skenë të çuditur…)

Idi; Ego; Superego; Mekanizmat Mbrojtës. Akti i IItë

 

Ego: Id, je I kontrolluar! Je i kontrolluar! Unë jam mbretëreshë! (Unë jam!)

Idi: Nuk jam I kontrolluar! Nuk jam i kontrolluar! Jam Superman! (Nuk je!)

Superego: Do vë rregulla! Do vë rregulla!! Kujdesuni për veten! Kujdesuni për veten!

Mekanizmat mbrojtës: Neve mbrojmë Egon! Neve mbrojmë Egon!

Superego-Idit: Je i kontrolluar. Pusho, do vë rregulla!

Superego-Egos: Mos u mburr! Nuk vë rregulla!

Superego-Mekanizmave Mbrojtës: Nuk ju lë të mbroni Egon. Nuk ju lë! (Unë e kam në dorë) etj, etj.

Për të arritur në të dhëna sasiore ose cilësore, duhet të zhvillohen disa teste psikologjike shkencore dhe duhet të argumentohet nëse psikodrama ka të dhëna mjekësore. Debati në mes psikologjisë  tradicionale dhe terapive eksperimentale ka vite që ka filluar. Shumë shkolla anglosaksone e përdorin me suksese psikodramën në degën e psikologjisë që është një kurs i detyruar 3-vjeçar dhe në degë të tjera, si p.sh: edhe tek ekonomiku.

image013

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top