Adoleshentët duhet të hanë më shumë ushqime të fermentuara për të shmangur stresin. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Baltimorës. Sipas studiuesve, ushqimi ka ndikim tek adoleshentët që kanë faktorët gjenetik të rrezikut për ankth social.
Ushqimet e fermentuara janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe ndihmojnë aparatin tretës, stomakun dhe zorrët. Kjo kategori ushqimesh përmban disa lloj bakteresh tepër të shëndetshme që rrisin imunitetin e trupit dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit.
William dhe Mary, profesorë të psikologjisë dhe autori i studimit Matthe Hilimire kanë deklaruar se: “Është e mundur që probiotiktet në ushqimet e fermentuara janë të favorshme për ndryshimin e mjedisit në zorrë, dhe ndryshimet në zorrë ndikojnë në ankth. Është absolutisht mahnintëse se si mikroorganizmat në zorrë mund të ndikojnë në mendjen tuaj “.
Ky përfundim u arrit pasi u testuan një grup adoleshentësh, të cilët përfshinë ushqime të fermentuara në dietën e tyre. Ata shfaqën shenja më të ulëta të ankthit, krahasuar me ata adoleshentë që nuk i kishin këto ushqime pjesë të dietave të tyre. Efekti ishte edhe më i dukshëm tek ata vuanin nga ankthi i trashëguar gjenetikisht.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.