Këshilla & Arsye

October 9, 2018 | 13:08

Psikologët: Ja pse nuk duhet të rrini zgjuar një natë para provimit

Studentët mendojnë se të rrish gjithë natën zgjuar para një provimi dhe të mësosh është gjëja e duhur. “Por kjo është gjëja më e keqe që mund të bëni”, -paralajmëron pedagogu i psikologjisë, Jakke Tamminen në Universitetin Royal Holloway.

Tamminen është një ekspert që studion  mënyrën sesi ndikon gjumi në kujtesë. Sipas tij gjumi është thelbësor për ngulitjen e njohurive në tru.

“Edhe pse nuk jeni duke studiuar, kur flini truri juaj është ende duke studiuar”, -tha ai.

Pjesëmarrësit në studim mësuan fjalorin e ri dhe qëndruan zgjuar gjatë gjithë natës. Tamminen krahasoi memorizimin e fjalëve të reja pas disa netëve dhe pas një jave. Edhe pse rikuperuan gjumin kishte një diferencë të madhe se sa shpejt i kujtonin fjalët ne krahasim me grupin e pjesëmarrësve që nuk u privuan nga gjumi.

“Nuk mund të mbani mend shumë gjëra nëse nuk flini siç duhet”- përfundon eksperti.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top