Marrëdhënie

February 15, 2017 | 10:24

Psikologët kanë identifikuar faktorët që shpjegojnë pse dhe si ne biem në dashuri

Dashuria romantike është e mbuluar me mister. Çfarë i afron njerëzit së bashku dhe si funksionon procesi i rënies në dashuri? Sipas Elizabeth Philips, shkrimtare kanadeze, ka fakte që ndihmojnë në shpjegimin e këtij fenomeni. Psikologët kanë identifikuar dhjetë faktorët që shpjegojnë se pse dhe se si ne biem në dashuri.
1

Këtu janë disa nga faktorët që mund të luajnë një rol:

Ngjashmëria

Ne më lehtë imagjinojmë se do t’i pëlqejmë dikujt që ndan të njëjtat gjëra me ne.

Pëlqimi reciprok

Shumicën e kohës ne kemi qejf dikë që i pëlqejmë, pasi e shijojmë ndjenjën e të qenit i/e dëshiruar.

Karakteristikat e dëshirueshme

Të gjithë kemi aspekte unike të personalitetit dhe tërheqjes fizike, të cilat na duken të rëndësishme.

Pranimi shoqëror

Normat kulturore e kufizojnë kategorinë e njerëzve që mendojmë se janë të pranueshëm për ne.

Nevoja e kompletimit

Njerëzit bien në dashuri me personin që përmbush nevojat e tyre dhe i kompleton.

Faktori X

Dikush mund ta ketë atë gjënë e veçantë, e cila na eksiton.

Përvojat e këndshme

Përjetimi i përvojave të këndshme së bashku mund t’ju nxisë të bini në dashuri.

Një frymë misteri

Ne tërhiqemi nga njerëzit që janë misteriozë.

Gatishmëria

Dikush duhet të jetë i përgatitur psikologjikisht për të hyrë në një marrëdhënie.

Koha

Koha që shpenzojmë vetëm me dikë, na bën më të afërt me ta.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top