Ndëshkimi i rëndë fizik mund të çojë në çrregullime të ndryshme të sjelljes, të minojë besimin e fëmijës suaj dhe të mos përmirësojë sjelljen! Edukimi i fëmijëve nuk është një detyrë e lehtë! Ne e dimë që shumë sjellje të të rriturve janë rezultat i një marrëdhënie të ndërlikuar me prindërit e tyre në fëmijëri.
Mund të mos duket si e tillë, por të qenit agresiv ndaj një fëmije mund të hap plagë të thella që janë të vështira për t’u shëruar. Në furinë e rutinës së punës, është e vështirë të qëndrosh i qetë dhe të kesh durim në kohë tensioni, kur fëmijët thjesht nuk i binden.
Por a është ndëshkimi fizik opsioni më i mirë? Studimet nuk e vërtetojnë atë! Anketa Kombëtare e Shëndetit të Fëmijërisë së Hershme, e kryer nga Qendra Kombëtare e Statistikave të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara, tregon se 25 vjet më parë, rreth 80% e prindërve ndëshkuan fizikisht fëmijët e tyre. Sot, rreth 67% e tyre përdorin ndëshkimin fizik.
Rënia e numrave na tregon se shumë prindër po bëhen të vetëdijshëm, duke preferuar të korrigjojnë sjelljen e papërshtatshme të fëmijëve të tyre me shumë dialog dhe pranim, por ka ende shumë për të bërë, pasi shumë familje vazhdojnë të jenë agresive ndaj fëmijëve të tyre.
Burimi / https://italiafeed.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.