Mirëqenie

November 25, 2019 | 9:33

Psikologët: Përgatitja e ëmbëlsirave për të tjerët sjell përfitime për shëndetin tuaj mendor

A dëshironi të përgatisni ëmbëlsira për miqtë dhe të afërmit? Ju duhet të dini që gjesti juaj i thjeshtë ka efekte të shumta pozitive jo vetëm për shëndetin tuaj, por edhe për të dashurit tuaj.

Kjo gjë është jashtëzakonisht e dobishme për shëndetin e tyre mendor dhe kjo gjë konfirmohet nga të gjithë psikologët. Pavarësisht nëse është një rast i veçantë, festë apo thjesht dëshirë për ëmbëlsirë, pak rëndësi ka, pasi kur përgatisni biskota dhe bëni ëmbëlsira me duart tuaja, ju krijoni një formë prodhuese komunikimi dhe të vetë-shprehjes.

“Ka shumë botime që flasin për lidhjen mes shprehjes krijuese dhe mirëqenies së përgjithshme. Pavarësisht nëse është pikturë, muzikë (apo ëmbëlsira) ka një ulje stresi që rrjedh nga të pasurit një mënyrë për të shprehur veten”, shpjeguan profesorët e psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin e Bostonit. Kur ëmbëlsirat gatuhen për veten tuaj ju mund të lehtësoni tensionin duke mos humbur kohën me mendime të trishtuara, ndërsa, kur bëhen për të tjerët, ju shprehni ndjenjat dhe dashurinë tuaj me një gjest shumë të thjeshtë që është e sigurt që do të vlerësohet dhe njihet.

Ky është një veprim bujarie që rrit ndjenjën e mirëqenies. Me pak fjalë, terapia e kuzhinës është një ilaç për të luftuar stresin dhe për arritur lumturinë. Ata që duan të tregojnë dashurinë e tyre ndaj një të dashuri do të bënin mirë të përgatisnin biskota apo një tortë me duart e tyre.

 

 

Burimi / https://donna.fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top