Mësuesit që shmangin kontaktin fizik me nxënësit mund t’ju shkatojnë atyre dëme, thonë anëtarët e Shoqatës Psikologjike Britanike. Refuzimi për të prekur nxënësit gjatë ndërveprimit në klasë është një formë e abuzimit të fëmijëve. Mësuesit, të cilët kanë thënë mos i prekni fëmijët kur ata janë të lumtur, të mërzitur ose të shqetësuar mund t’ju shkaktojnë dëm dhe pengojnë zhvillimin e nxënësve.
“Ajo që nuk kuptohet është se sa e rëndësishme është prekja”, tha psikologu i fëmijëve Sean Cameron.
Psikologët thonë se mësuesit duhet të ndryshojnë qëndrimet e tyre ndaj kontakt fizik me nxënësit. Në veçanti, ata kanë bërë thirrje për shkollat t’ju shpjegojnë prindërve se prekja nuk është vetëm e nevojshme, por një pjesë integrale e marrëdhënieve mësues-nxënës.
“Prekja luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit të fëmijëve. Prekja nuk është vetëm e mirë, është absolutisht thelbësore. T’ja mohosh këtë fëmijës është si t’i mohosh oksigjenin. Kjo është mizore për mendjen time. Kjo është një tjetër formë e abuzimit. Provat shkencore janë të pakundërshtueshme. Kontakti fizik mes mësuesve dhe nxënësve nuk është aktualisht i paligjshëm. Udhëzimet e qeverisë ishin se “kur kontakti fizik …me një nxënës është i duhur dhe i nevojshëm.” Në praktikë, megjithatë, shumë shkolla, direkt ose indirekt, dekurajojnë mësuesi të prekin nxënësit”, shprehet profesori Francis McGlone.
Ato sugjerojnë se marrëdhënia humane me nxënësit përfshin edhe kontaktin fizik. Por shtojnë se mësuesit duhet të jenë të kujdeshëm.
“Mos e vendosni veten në një pozitë të rrezikshme. Mos e vendosni veten në një situatë ku një fëmijë mund t’ju akuzojë për kontakt të papërshtatshëm. Sigurisht, fëmijët duhet të mbrohen. Por mësuesit kanë gjithashtu të drejtë të mos i’u rrënohet karriera nga akuzat e rreme,” thotë Mary Bousted, sekretare e përgjithshme e bashkimit të mësimdhënies-ATL.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.