*Ai fëmijë u vetëvra nga neglizheca e të gjithëve ne. Sepse nuk e përgëzuam për sakrificën dhe dëshirën për dije. Nuk e mbështetëm, as e ndihmuam, për më tepër as shokë si gjithë të tjerët nuk e bëmë këtë hero që vinte nga fshati për të marrë dije në qytet.
Bulizmi është një fenomen, i cili ndodh kryesisht tek të rinjtë e moshës 6 deri 12 vjeç. Viktimës mund ti drejtohen sharje, fyerje, nofka tallëse, për arsye nga me të ndryshmet si feja, kombësia, raca, ndonjë karakteristikë e tipareve trupore etj. Pëkeqësimi i situatës shpie në raste ekstreme si dhuna fizike. Ngacmimet e shumta e bëjnë fëmijën që të heshtin për të mos përkeqësuar situatën. Bulizmi ndodh larg syve dhe pranisë së të rriturve.
Prindërit mund ta kuptojnë nga ndryshimet e të përditshmes së fëmijës:
- Rënia në mësime.
- Ankesa për simptoma fiziologjike të shpeshta si preteks për mos vajtur në shkollë.
- Probleme me pagjumësinë.
- Çrregullime të ngrënit.
- Hematomë, ose nxirje gërrvishtje të ndryshme.
- Mbyllja në vetvete.
- Izolimi në dhomë.
- Nuk i pëlqen më vetja.
Si mund të ndihmojmë?
Secili prind i cili ka një marrëdhënie të mirë me fëmijën e tij, dhe i rrëfen gjithçka ndodh në shkollë, të denoncojë rastin tek mësuesi kujdestar, tek prindri i tij në takim e prindër, kështu redukon dhe dhunën vizive tek fëmija i tij, e shpëton shumë jetë.
Mësuesi kujdestar, stafi pedagogjik ti referojë rastin psikologes së shkollës, të punojë në grup me mësuesin mbështetës për të përmirësuar situatën.
Të merren masa disiplinore sipas rregullores së shkollës, që penalizojnë bulizmin në shkolla. Vetë psikologu në shkollë i bën trajnime, seminare dhe lobon mbi “Fenomenin Bulizëm”.
Ai fëmijë në qytetin e Beratit u vetëvra se ne nuk e deshëm, e shamë të gjithë, nuk e kuptuam dhimbjen që mbante në shpirt. Hodhëm gurë tek djali që kërkoi të shkojë në gjimnaz.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.