Sot në News 24 erdhi një 16-vjeçare, e cila shprehu se është refuzuar nga bashkëmoshatarët e saj, është përbuzur madje dhe nga vetë mësuesit, përveç mësueses së vizatimit. Tani në lajme lexoj se nj 9-vjeçar nuk do të shkojë në shkollë, sepse nuk ka me se të ushqehet dhe i vjen turp nga shokët, më kujtohet djali që u vetëvra në Berat sepse shokët e tallnin nga varfëria. Në një kopësht djemtë e kërcënonin një vajzë për t’i dhënë lek se ndryshe do i bënin keq asaj.
Raste të cilat nuk asimilohen dot t’i dëgjosh e jo më t’i përballosh emocionalisht.
Kaq të ligë jemi ne brenda vetes? Kështu i edukojnë familjet shqiptare fëmijët e tyre, t’ju shkaktojnë dhimbje bashkëmoshatarëve që rrethohen?
Këta fëmijë tek ushtrojnë bulizmin dhe marrin kënaqësi janë gjë vrasësit e ardhshëm?
Për cilën arsye e sillni nje fëmijë në jetë për të shtuar popullsinë, për të “vrarë” një tjetër fëmijë, apo për t’u krenuar me të?!
Është harruar në këtë vend sesi edukohet një femije, sa rëndësi ka komunikimi në familje dhe se vlerat më të bukura njerëzore janë të dhurosh dashuri tek ata që kanë më shumë nevojë.
Kur nuk bëni dot mirë të pakten mos bëni keq!Mos mbillni urrejtje dhe të modeloni tmerre!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.