Në fokus

August 1, 2017 | 9:33

Psikologia Anxhela Peza flet për videoskandalin me fëmijët e molestuar seksualisht

*Sqarim mbi pozicionin tim

Anxhela Peza Psikologe Klinike dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

 

Ditën e premte në Emisionin me zemër të hapur u denoncua nga ana e gjyshit se mbesa 9 vjeçe dhe nipi 4 vjeç, përdoreshin si lodra seksuale, nga ana e nuses dhe të dashurit të saj në momentin që ata kryenin marrëdhënie seksuale. Ju bëj me dijë se:

  • Unë jam opinioniste e emisionit me zemër të hapur në pozicionin e psikologes.
  • Unë nuk publikoj video me dorën time në atë emision ( është një staf i tërë që dakordon për gjëra të tilla ).
  • Unë nuk kam qënë psikologia e rastit duke ndjekur fëmijët, por psikologet e gjykatës. Jam ndeshur me këtë rast gjatë trasmetimit ditën e premte.
  • Dhe jam krejtësisht e paanëshme në opinionin tim.

Sot erdhi në studio babi i gruas. Pra gjyshi nga ana mamasë, dhe në linjë telefonike ka qënë nëna e fëmijëve.

Historia e dy të rriturve lakuriq sëbashku me fëmijët brenda në krevat.

1Interesi më i lartë janë fëmijët në çdo vend të botës. Ndërkohë që këta fëmijë, janë në rrezik, dhe gjykatat po e zvarrisin këtë çështje prej 8 muajsh atëhërë si duhet ti shpëtojmë ne fëmijët. Kam parë se disa janë indinjuar tejet mase se përse vjerri i nxori në shesh “imoralitetin”  nuses. Dyshime se mos babai në Amerikë ka krijuar një tjetër familje. Kunata nga inati i ka bërë video asaj.

O njerëz fëmijët brenda në krevat kur dy njerëz janë lakuriq ju bën sens? Çfarë bëjnë dy të mitur, si reagojnë institucionet tona në mbrojtje të tyre? Kjo është objektivi i çështjes. Ju mendoni se unë nuk mendoj ashtu sikurse ju? Çfarë na duhen ne detajet e një drame kaq të madhe familjare, ashtu sikurse njëkohësisht dua të jem dhe në djeni për çka ndodh përreth?! Nëse strukturat tona sociale do funksiononin siç duhet atëherë nuk do ishte e nevojshme t’i binim daulleve mediatike si për të shpëtuar jetë. Ju kujtoj vetëm këto rastet e fundit.

  • Rasti i F. G. i cili abuzonte seksualisht me të miturën rasti u bë publik.
  • Rasti Fierit të javës se kaluar, një 12 vjeçare dëshmoi live përdhunim e saj në një tjetër kanal televiziv.
  • Rasti i fëmijës që u dhunua nga drejtoresha e kopshtit barbarisht duke parë dhe fëmijët e tjerë.
  • Rastet e mësuesve që dhunojnë nxënësit në klasa.
  • Rasti i Beratit, që fëmija ishte abuzuar 9 vjeçe dhe tani 12 vjeçe.

Nëse nuk do te ishin tërhequr veshi mediatikisht, atëherë këto do vazhdonin një ferr të vazhdueshëm. Ju mendoni se video do i shkatërrojë jetën, ndërkohë që memoria e tyre e përditshme dëshmon qartë, se nuk bëhet fjalë për një ditë?!

Video është pa fytyra, pa emra pa imazhe të qarta. Nëse në vendin tonë shpëtohen “jetë” këtu duke thyer privatësinë, më mirë kështu. Por nëse disa prej jush kanë parë keqardhjen se përse kunata në shtëpinë  e saj ka filmuar nusen e vëllait duke kryer marrëdhënie seksuale brenda dhe fëmijët në shtrat atëherë kamuflimi humbet qëllimin prioritar.  

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top