Një tjetër rast dhune është evidentuar në ambientet e një kopshti në Tiranë. Falë denoncimit të dy nënave, të cilat kishin fëmijët në kopshtin privat, është bërë e mundur prangosja e një edukatoreje 30-vjeçare. Sipas pretendimeve të tyre, ajo ushtronte dhunë ndaj fëmijëve të mitur.
Për të folur për këtë fenomen në studion e emisionit “7 pa 5” ka qenë e ftuar psikologia Silvana Loka.
“Të qenit i dhunshëm nuk është çështje shqiptarie. Në fund të fundit do të duhet të kuptohet se sjelljet agresive ashu si sjelljet altruiste dhe sjelljet pro-sociale ndaj të tjerëve lindin me njeriun. Dhuna është një mënyrë reagimi e sforcuar, një mënyrë reagimi e cila tenton të lëndojë persona që të afrohen, në momentin që personi ndjehet i paaftë për t’u përballur me një situatë, personi ndjen se po kërcenohet, personi ndjehet se kërkon më shumë sa i ofrohet , personi ndjehet se është i papafti, personi ndjehet se ka të drejtën dhe mundësinë të lëndojë dikë tjetër, personi ndjen që nëse nuk dhunon këtë do të humabasë diçka, në mënyrë që të dhunojë për të fituar statusin…Sjelljet e dhunshme lindin me njeriun. Padiskutim duhet të merren si të tilla dhe prandoj do të duhet që personat që e ndjejnë se janë dhunuar dhe personat e tjerë që shikojnë persona dhunues të kuptojnë që kjo është një sjellje e rrezikshme. Kjo është një sjellje që cënon jo vetëm identitetin , integritetin, thelbin e personit ndaj të cilit ushtrohet dhunë , por edhe të vetë dhunuesit, pastaj edhe të shoqërisë për më gjerë” , thotë psikologia.
Pse dhunohen fëmijët?
“Përgjithësisht dhunohet ai që është më i dobët , më i pambrojtur, ai më pa gojë, më pa sy, më i pamundur që të denoncojë , që pastaj cikli i dhunës të mbyllet. Përgjithësisht dhunohen fëmijët që janë ose të institucionalizuar , fëmijët që nuk kanë kujdesin prindëror , fëmijët që nuk kanë përkrahjen e familjarëve, pra pikasen fëmijët që dhunohen. Në rastin në fjalë, është një rast tipik, që do të thotë një edukatore dhunon një fëmijë që e ka brenda kopshtit të saj, që praktikisht është personi, që për aq orë që prindi shkon në punë ka kujdestarinë e fëmijës dhe duhet jo vetëm ta edukojë, por ta mirërrisë. Unë konstatoj jo me pak dhimbje që ka një tendencë të prindërve që në momentin që e dorëzojnë fëmijën në kopsht, besojnë që kopshi është institucioni edukues, ca më shumë akoma arsimor, që e mbushin fëmijën me dije , ndërkohë që kopshti do të duhet t’i shërbejë zhvillimit social dhe psikologjik të fëmijës. Në kopsht fëmija shkon për t’u ndjerë i lumtur, për t’u ndjerë i bararbartë midis bashkëmoshtarëve , i socializuar, të aftësohet nga pikëpamja sociale, të dijë të ndajë , të dijë të bëjë liderin, të dijë të bëjë anëtarin e grupit , të dijë të thotë “Më fal!” “Të lutem!”. Kjo është pjesa e mirërritjes, nuk është thjeshtë çështje edukimi”, thekson ndër të tjera psikolologia.
Ndiqni intervistën e plotë:
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.