Dëshmi

June 3, 2019 | 11:21

Psikologia Toçe dënon propagandën me fëmijët: “Nuk durohet më!”

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, psikologia Denata Toçe zgjon vëmendjen që duhet të tregojë secili prej nesh karshi mbrojtjes së figurës së fëmijës të përdoret për qëllime reklamimi, e shumë më tepër se kaq, për qëllime politike.

Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

“Mjaft përdorët fëmijët për reklamimin e ‘ndjeshmërisë’ dhe ’empatisë’ farse që ju karakterizon, sidomos në fushata elektorale”. Denata Toçe ka thumbuar në këtë rast Ministren e Shëndetësisë në një dalje publike me dy fëmijë në një prej njësive bashkiake të kryeqytetit. Toçe vijon duke thënë se: “Padiskutim mund të takohet me grupet e interesit, me adultë që zgjedhin të jenë pjesë e punës së tyre, madje dhe të bëjë foto me fëmijët (me lejen e prindit), por në asnjë rast, e theksoj, në asnjë rast nuk mund të publikojë në media apo rrjete sociale fotot e tyre”.

Psikologia Denata Toçe rendit si pika kyçe të shkeljes së të drejtave të fëmijëve.

E para, keni shkelur të drejtat e fëmijëve.

E dyta, jeni në shkelje të plotë të etikës për përdorimin e fëmijëve në media dhe e treta, keni shkelur rregullat zgjedhore. Duket se ju është regjur lëkura, duke abuzuar mbi të drejtat e njeriut apo ligjin, por kur vjen puna te fëmijët, e keni qelbur fare. Mjaft më!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top