Këshilla & Arsye

March 27, 2017 | 21:32

Psikologia tregon si t’ua hiqni fëmijëve celularët nga duart pa forcë!

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Sot celularët zbërthehen më mirë nga fëmijët sesa të rriturit. Ato mund të japin lehtësisht mësime përdorimi, por varësia ndaj tyre po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për prindërit, të cilët e kanë gati të pamundur që t’jua largojnë nga duart. Lidhur me këtë shqetësim, psikologia Denata Toçe paralelizon situatën me një dëshirë “të parezistueshme”, siç janë ëmbëlsirat.

Nëse ty të japin një ëmbëlsirë dhe unë ta marr është ndëshkim. Atëherë mënyra më e mirë është që unë të reduktoj kohën, pra të racinalizoj kohën. Ne ia japim, në qoftë se kemi vendosur t’ja japim, në mos ia prezantoni fëmijës: I thoni kjo është e imja dhe nuk mund ta marrësh! Ka dy mënyra: E para, kur ne vendosim kufijtë, kjo është e mamit dhe e babit dhe s’mund të jetë e tyre. Kjo është mënyra më e mirë.

E dyta, nëse prindërit ia kanë dhënë vetë mos ia merrni më, por racionalizoni kohën. Që do të thotë ka një kohë që ti mund të lozësh me celular dhe kjo nuk mund të jetë më shumë se 5 minuta, “ sqaroi psikologia Denata Toçe tek e Diela Shqiptare, ku është pjesë e jurisë në rubrikën “Power Kids 3”.

Psikologia tha më tej se “diçka e privuar është akoma më shumë e dëshiruar” , duke qartësuar prindërit, që të mos ndëshkojnë fëmijët për diçka që e kanë bërë vetë dhe duke vënë theksin tek racionalizimi i kohës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top