Shumica kanë filluar ta përjetojnë dimrin si stinë depresioni derisa presin pranverën dhe verën. Megjithatë, kjo nuk është e thënë të jetë patjetër ashtu. Shumica theksojnë që zgjidhja për ngritje të humorit gjatë dimrit është bartja e ngjyrave të ndezura, ndërkaq e gjithë teoria quhet veshje dopamine.
Psikologia dhe autorja e librit “The Little Book of Colour”, Karen Haller, ka shpjeguar që ngjyrat: e verdha, e trëndafilta, e kuqja, e gjelbra dhe e kaltra ngrenë humorin.
“Ngjyrat e ndezura ngrenë humorin. Vetëbesimi ynë rritet kur vishemi nga koka deri te thembrat në ngjyrën e preferuar e cila na rri mirë”, ka theksuar Haller dhe ka shtuar që veshja në ngjyra të ndezura dhe të hareshme u jep emocioneve tona përvojë shumë pozitive dhe të shëndetshme.
“Truri ynë ngjyrat e hareshme më së shpeshti i lidh me kujtimet e bukura. Pikërisht për këtë, nëse visheni me rroba të verdha, do të ndiheni të lumtura, ndërkaq kur visheni me rroba të zeza ndodh krejtësisht e kundërta”, ka përfunduar Haller.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.