Mirëqenie

April 8, 2017 | 10:05

Psikologjia mjedisore, të investosh për mirëqenien psikofizike

Psikologjia mjedisore mund të shikohet si një lloj filozofie e marketingut. Ajo ka të bëjë përkatësisht me produkte të gjelbra. Pastërtia nuk ka vetëm për qëllim trupin fizik, por ka kuptim shumë më të zgjeruar, përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit. Mjedisi është një pasuri e përbashkët e cila nuk na përket vetëm neve, por edhe brezave të ardhshëm.

1

Edukimi mjedisor është një faktor shumë i rëndësishëm për ta mbrojtur këtë pasuri të çmuar që na ofron natyra. Edukimi mjedisor duhet të fillojë që nga fëmijët dhe të rinjtë për të krijuar një raport të ri mjedisor për natyrën, si dhe për të pasur një ndikim pozitiv në psikologjinë e mjedisit.

Nga: Isida Lalaj Psikologe Këshillimi

Nga Isida Lalaj
Psikologe Këshillimi

Si një filozofi, psikologjia mjedisore shkon paralel me konceptin e psikologjisë sociale dhe përqafon pikëpamjen se kënaqësia e klientëve nuk është e mjaftueshme dhe se psikologët organizativë duhet të marrin parasysh interesat ekologjike të shoqërisë në tërësi. Që prej viteve 1990, studiuesit kanë filluar të analizojnë konsumatorët dhe sjelljet e konsumatorëve drejt psikologjisë së mjedisit. Një kompani e gjelbër është e bazuar në vizionin se shqetësimet mjedisore duhet të përfshihen në mënyrën sesi funksionon kompania. Kjo do të thotë se kompania realizon nevojat e ekosistemit në të cilën bashkëvepron, si dhe krijon kushte të shëndetshme për psikologjinë e punëtorëve dhe konsumatorëve. Çdo kompani do “të jetë një kompani e mirë nëse do të ketë shqetësimin për komunitetin dhe mjedisin”. Konsumatorët, qeveria, investitorët, punonjësit dhe komuniteti, gjithmonë e më shumë po interesohen dhe po kujdesen që ambienti mjedisor duhet të jetë në standardet e duhura për një psikologji të mirë të mjedisit. Për mirëqenien psikofizike investitorët janë duke shqyrtuar të dhënat mjedisore të investimeve të mundshme si dhe po tregojnë tendencë për të investuar në kompani të “gjelbra”. Psikologjia mjedisore ndikon shumë në mirëqenien psikofizike, për këtë arsye komunitetet lokale po paraqesin një presion të fuqishëm për të përmirësuar performancën mjedisore, veçanërisht kur firmat janë të vendosura në afërsi të zonave të banuara.

Ndikimet pozitive të një mjedisi të gjelbër janë:

• një imazh i mirë i kompanisë

• rritje të shitjeve

• zhvillimi i moralit dhe produktivitetit të punonjësve

• rritja e avantazheve konkurruese Ideja e të qenit “mik” i mjedisit dikton te korporatat për më shumë përgjegjësi, e cila shkon përtej prodhimit të të mirave dhe shërbimeve.

Me përgjegjësi kuptohet përfshirja në çështje me natyrë sociale, sidomos në ato problematika ku këto korporata kanë dhënë vetë një kontribut për t’i krijuar.

Butuar në revistën Psikologjia, nr. 109

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top