Këshilla & Arsye

December 13, 2018 | 15:04

Psikologu Robert Enright: Hapat që duhet të ndiqni për ta falur më lehtë dikë

Sipas psikologut Robert Enright, për të falur sa më lehtë, ne duhet të ndjekim hapat e mëposhtme…

Duhet të kuptojmë se falja është diçka që mund dhe duhet ta bëjmë.

Për të falur dikë, ne duhet së pari të besojmë se falja është e mundur. Ne duhet, së paku, të pranojmë nocionin se falja është një zgjidhje e mundshme për problemin.

Bëni zgjedhjen për të falur.

“Njerëzit nuk duhet të detyrohen të falin”, thotë Enright. “Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të zgjedhin vetë të falin”. Pra, falja nuk nënkupton shfajësimin e dikujt apo të harruarit e sjelljeve të tyre të kaluara.

Bëni një listë.

Bëni një listë të të gjithë personave që njihni që nga fëmijëria juaj e që ju kanë dëmtuar në një farë mënyre. Pasi të krijoni listën, renditini ata sërish nga ai që ju ka lënduar më tepër tek ai që ju ka lënduar më pak. Filloni duke falur individët nga fundi i listës dhe ecni përherë drejt emrave në krye. Merrni kohën e duhur për të përpunuar emocionet; ju do ta kuptoni se kur është koha e duhur për të kaluar në hapin tjetër.

Shfaqeni inatin që keni.

“Ky hap është një lloj kontrolli”, thotë Enright. “Si po veproni në lidhje me zemërimin tuaj? Si e keni mohuar atë? A jeni më të inatosur, sesa keni menduar se keni qenë? Cilat janë pasojat fizike të zemërimit tuaj?”.

Enright përfundon: “Sapo shikoni ato pasoja (të zemërimit tuaj), pyetja që shtrohet është: “A doni të shëroheni?””.

Zbatojeni faljen.

Pas hapit të katërt, ju jeni gati të angazhoheni në aktin e faljes. “Sapo njerëzit të kenë përfunduar një fazë dhe të shohin se si efektet e zemërimit i kanë bërë të pakënaqur, ka një tendencë për të ndryshuar për mirë”, thotë Enright.

Merreni paksa në konsideratë personin tjetër.

Ky hap është vendi ku fillon falja e vërtetë. Mendoni paksa për personin tjetër. Ti e di tashmë përgjigjen e pyetjes: “A të lëndoi shumë?”. Por ndoshta nuk e di arsyen e pyetjes: “Çfarë e bëri atë person të të lëndonte?”. Thellohu paksa dhe mendoje edhe këtë gjë. 

Pranojeni humanizmin e personit tjetër.

“Të dy keni lindur e të dy do të vdisni. Është e kotë të mbani inate për gjëra që vërtet nuk ia vlejnë e duhen harruar me kalimin e kohës. Të gjithë gabojmë, por kjo nuk duhet të na ndalojë nga humanizmi që duhet të tregojmë me këdo”, thotë Enright.

Zbuteni zemrën tuaj.

Me dije ose pa dijeni, veprimet e personit tjetër e kanë ngurtësuar sadopak zemrën tuaj. Përfundimisht, nëse praktikoni llojin e faljes së përshkruar nga Dr. Enright, ju duhet të filloni të ndjeni çlirimin që ju vjen pas zemërimit të sëmurë që ndjenit..

Reflektoni dhe zbuloni.

“Zakonisht, njerëzit janë më të vetëdijshëm për plagët e të tjerëve, se sa të vetat”, thotë Enright. “Ata bëhen më të dhimbsur me njerëzit që mund të kenë një ditë të keqe; ata shohin se si njerëzit po ecin përreth të plagosur gjatë gjithë kohës dhe zakonisht janë më të vetëdijshëm për dhimbjen e të tjerëve duke kërkuar të sjellin një ndryshim për mirë në jetën e të tjerëve”.

Përshkrimi i gjithë procesit.

Mbani mend përherë se filluat me një listë të thjeshtë. E pra, pas një periudhe të caktuar, është koha të kujtohesh edhe për të. Më shpejt se sa mendoni, ju do t’i keni falur njerëzit që ju kanë lënduar dhe do të jetoni një jetë më të lumtur, më të bukur dhe më të plotësuar.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top