Marrëdhënie

March 22, 2017 | 11:10

Psikoterapeuti: Pse shumë të rinj shqiptarë janë ende të virgjër

Pangopësia e shqiptarëve me seks, për Jashar Demirin, psikoterapeut, ka të bëjë me rrethana historike të caktuara që ata kanë kaluar. Demiri theksoi në emisionin Opinion se, ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, kosovarët kanë një traditë më të mirë, për vetë faktin se nuk kanë qenë të shtrënguar me ca norma të kohës së komunizmit, por edhe të disa normave të tjera historike të trashëguara.

Jashar demiri Psikoterapeut

Jashar Demiri
Psikoterapeut

 

“Në atë kohë, unë punoja me doktor Arqile Boti. Rastësisht më pati rënë në dorë një libër, që Cvajg kishte shkruajtur për Frojdin dhe pata lexuar diku që thoshte se shumica e neurozave, thuajse të gjitha vijnë nga shtypja e libidos. Atëherë pati rënë si bombë. Arqileja, pasi i dëgjonte e i dëgjonte, u thoshte: martohu! I martuar jam. ­Martohu! Pra ishte ideja se je i martuar, por s’ke kryer marrëdhënie me bashkëshorten ”, tregoi Demiri.

Ai theksoi se, të gjitha moshat e reja që vijnë ose për shkak të ankthit, frikës së performancës, normave dhe shumë gjërave, nuk e kanë provuar herën e parë dhe janë të virgjër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top