Aktualitet

December 2, 2022 | 15:24

Psikoterapistja kosovare shpreh dhimbjen për vrasjen e grave: “Dënimet qesharake duhet të ashpërsohen”

Pikërisht në javën kur në Kosovë po mbahet një fushatë 16-ditore kundër dhunës ndaj gruas me moton “as edhe një më shumë”, brenda një jave ndodhën dy vrasje të grave. Rasti i parë ishte më 25 Nëntor, ku një burrë vrau me sopatë gruan e tij në Prishtinë dhe vrasja e dytë që tronditi Kosovën dhe më gjerë, ndodhi mbrëmjen e 30 Nëntorit, ku S.H i cili mësohet se i dha fund jetës për të mos iu dorëzuar policisë, dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

foto1

Vrasja e 35-vjeçares në QKUK u dënua me fjalët më të ashpra nga krerët e shtetit dhe udhëheqësit e partive politike. Për këto raste shqetësime ka shprehur edhe Adelina Badivuku Toplica, Psikoterapiste Familjare, e cila në një bisedë në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, tha se është e dhimbshme se si gratë po vriten në shtëpitë e tyre.

psikoterapeute

“Përgjegjësia e sigurisë së qytetarëve është përgjegjësi e shtetit, është obligim i tyre që të mbrohen të gjithë e sidomos gjinia femërore që konsiderohet më e dobët. Por, në Kosovë fatkeqësisht, gratë shqiptare po vriten nga burrat, në shtëpinë e tyre, po vriten edhe kur janë në gjumë të thellë të lodhura nga jeta. Duhet të kihet parasysh edhe dënimet që jepen për vrasje. P.sh, vrasja që ka ndodhur mbrëmë në oborrin e QKUK-së, Policia nuk është dashur t’i jap hapësirë vrasësit, por të arrestohet menjëherë për vrasjen e dyfishtë”, ka thënë Badivuku – Toplica.

Ajo shpjegoi edhe mënyrën psikologjike se përse një person mund të kryej një vrasje, siç ishte rasti në oborrin e QKUK-së.

“Ai njeri është rritur në një ambient që beson se është superior, që gruaja është pronë e tij, objekt që edhe mund ta vrasë. E kur këto besime ia mbështet familja, shoqëria e shteti, ai bëhet edhe më i rrezikshëm”, ka thënë Badivuku – Toplica për Radio Dukagjini.

fotoPsikoterapistja familjare Adelina Badivuku – Toplica, shprehet e shqetësuar edhe me trajtimin e viktimave edhe pas vrasjes së tyre me gjykimet dhe dënimet e vrasësve.

“Viktimat gra që po vriten nga partnerët e tyre intimë, po vriten edhe nëpër gjykime. Po vriten nga dënimet qesharake që po i marrin nga shteti, po vriten duke iu komentuar jeta e tyre intime nëpër gjykatore. Kjo është e pafalshme”, ka thënë psikoterapistja Badivuku – Toplica.

Ndryshe, vrasja e grave në Kosovë ka marr përmasa shqetësuese, ku sipas statistikave nga viti 2008 e deri më sot janë vrarë 17 gra dhe në shumicën e rasteve të dyshuar për vrasje janë bashkëshortët e viktimave.

logo

 

Burimi dukagjini.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top