Puberteti është një periudhë kritike që shënon kalimin nga fëmijëria në moshën e rritur.
Adoleshenti bëhet më i vetëdijshëm për vetveten, por manifeston ndonjëherë në mënyrë të paqartë, pulsonet e tij seksuale; braktis qëndrimet e tij fëmijërore të varësisë dhe tenton të vendosë vetë si protagonist i pavarur.
Procesi i lirisë nuk është i padhimbshëm, shpesh është kontradiktor, dhe çon në konfliktualitet të brendëshëm, apo drejt ambjentit të jashtëm, në veçanti me prindërit dhe në përgjithësi me autoritetin.
Paqartësitë e gjeneruara nga të tilla konflikte i shtynë adoleshentët të gjejnë sigurinë në grupin e moshatarëve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.