Lifestyle

April 1, 2017 | 13:00

Puberteti i hershëm te fëmijët

Fëmijët sot po arrijnë pubertetin më herët, duke filluar që nga mosha 7 vjeç, ndërkohë që normalisht fillon rreth moshës 15-vjeçare. Te gjinia femërore është më e shprehur.

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Disa nga arsyet pse ndodh kjo i ka listuar edhe vetë “New York Times” në një artikull:

• Kimikatet ambientale si xenoestrogjenet, që çrregullojnë nivelin hormonal, si bisfenola,  estrogjeni sintetik e gjetur në qese plastike, shishe etj.

• Kimikate si phalatet, PVC ose polyvinil chloride e gjetur në spray flokësh, shampo, parfume, detergjente etj.

• Pesticidi DDT ndikon në hormonet seksuale te vajzat. PFOA ose perfluorooctanoic, acid i gjendur tek tiganët jo ngjitës (gatuani me qeramikë), fluori i gjendur në ujë dhe pasta dhëmbësh, ulin nivelin e melatoninës.

• Mungesa e Vitaminës D

• Ushqimet me estrogjene sjellin çrregullime hormonale. Këto ushqime rrisin nivelin e estrogjenit dhe ulin nivelin e progesteronit.

Disa efekte anësore te meshkujt janë që kanë më shumë veçori femërore (tipare, sjellje) dhe tek femrat sjellin probleme si hipotiroidizëm, sëmundje autoimune, lodhje kronike por edhe kancer në vezore, që vijnë nga konsumimi i këtyre ushqimeve.

• Këto ushqime janë soja e modifikuar gjenetikisht ( është përdorur fillimisht në Okinawa, Japoni por ato konsumojnë sojë të pa modifikuar gjenetikisht). Soja e modifikuar gjenetikisht rrit riskun për kancer gjiri dhe ovarian. Tek meshkujt sjell impotencë. Pra zgjidhni sojë jo OMG.

• Sheqeri rrit nivelet e estrogjenit dhe ul ato të progresteronit.

• Mishi dhe produktet e qumështit konvencional ( të përpunuara, jo organike).

• Qumështi i përpunuar ka 20 lloje kimikatesh dhe ilaçe duke përfshirë hormone të rritjes si RBGH (ilaçe me bazë estrogjeni).

Prandaj cikli menstrual vjen më herët (një nga arsyet bazike) pasi këto ushqime kanë ekstra hormone dhe ekstra steroide.

Zgjidheni mishin që të jeni të sigurt se ushqeheni me ushqim organik!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top