Fotografi të reja të Daqneesh e Omran, djalit të vogël sirian imazhi i të cilit është parë në mbarë botën si një simbol i vuajtjeve të Aleppo po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Omran tre-vjeçar u bë një ikonë globale gushtin e kaluar, pasi shtëpia e tij u bombardua nga forcat e regjimit sirian në muajt e fundit të rrethimit të Aleppo-s.
Në fotografitë e publikuara në mediat sociale të hënën ai duket i shëndetshëm, i shëruar dhe është ulur në gjurin e të atit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.