Ushqimet luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen e puçrrave, edhe pse nuk është vetëm ushqimi shkaktar i tyre.
Një studim i fundit ka treguar se njerëzit që kishin probleme me puçrrat konsumonin shumë bulmet, ëmbëlsira dhe qumësht me kakao. Prandaj këto si dhe karbohidratet e përpunuara janë ushqimet që duhen shmangur me patjetër. Mjafton të hiqni 10% të këtyre ushqimeve nga dieta juaj dhe do të zvogëloni veprimtarinë e hormoneve që e bëjnë lëkurën tuaj të yndyrshme e si pasojë do të ulni edhe numrin e puçrrave.
Proteinat: Nga proteinat marrim aminoacidet, që janë thelbësore për ndërtimin e qelizave të lëkurës, flokut dhe thonjve. Proteinat luajnë rol të madh edhe në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, të nevojshme për një pamje rinore të lëkurës. Burim i mirë proteinash janë mishi pa dhjamë, peshku, soja, veza dhe fasulet.
Yndyrnat: Yndyra e mirë është një burim i rëndësishëm energjie dhe luan rol edhe në shëndetin e lëkurës. Ndihmon lëkurën të prodhojë yndyrën e vet ose lipidet, që luajnë rolin e barrierës kundër humbjes së ujit. Yndyrnat e mira janë vaji i ullirit, vaji i peshkut, avokadot dhe arrat.
Bulmeti: Prodhimet e bulmetit mund ta përkeqësojnë situatën e puçrrave sepse bagëtia prej nga vjen bulmeti ushqehet me hormone që rrisin prodhimin e qumështit. Nëse gjurmë të këtyre hormoneve gjenden në djathë, gjalpë apo qumësht, është e sigurt që puçrrat do të përkeqësohen.
Sheqeri: Tortat, pastat apo karamelet kanë përmbajtje të lartë glicemike dhe mund të përkeqësojnë puçrrat në fytyrë. Ato e bëjnë këtë duke rritur aksionin “puçrra-formues” të hormoneve. Nëse jeni shumë të fiksuar pas çokollatës, konsumoni vetëm çokollatë të zezë.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.