Lifestyle

February 11, 2017 | 11:33

Pulovrat, trendi dimëror

Pulovrat janë rikthyer edhe këtë sezon. Këtë vit do të jenë protagoniste të padiskutueshme më shumë se kurrë. Nuk ka stilist që këtë vit të mos ketë menduar që ta ketë në koleksionin e tij qoftë edhe një model të vetëm, duke e shndërruar një pulovër klasike në një veshje të sofistikuar dhe gjithnjë e më shumë të punuar. Nuk mund të bëni dot pa pulovrat në dimër? Epo kjo është stina e duhur për të veshur rrobat e punuara trashë me lesh. Mund të jenë bluza, pulovra, golfe, që janë në modë këtë stinë.

Sfilatat prej kohësh kanë propozuar modele që vishen në gjithë trupin: fustane të ngjitura pas trupit, pulovra të gjata, triko të ngushta me jakë golf, bluza të thurura me gërsheta. Tashmë zgjedhja është e juaja. Jemi rikthyer në vitet ’70 këtë stinë dhe pulovrat do të jenë protagonistet. Mund t’i kombinoni me funde të ngushtë apo dhe pantallona të ngushta. Frymëzohuni nga modelet e fundit, të cilat janë të domosdoshme për gardërobën tuaj.

pulovrat

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top