Puma ka zgjedhur top modelen Cara Delevingne si imazh të fushatës së re publicitare “Do you”, e cila ka si objektiv kryesor të rrisë besimin dhe të motivojë gratë në të gjithë botën.
Protagoniste e markës së njohur është bërë ikona e pasarelave, 24-vjeçarja, aktore britanike dhe aktivistja, i cila zyrtarisht bën pjesë tashmë në skuadrën më me ndikim të ambasadoreve femra të Puma-s, së bashku me Rihanna, e cila ka qenë drejtore kreative e fushatës së re.
“Ideja kryesore e fushatës është ajo që t’i shtyjë femrat të besojnë gjithnjë e më shumë tek vetja dhe të shpërfaqin forcën që ato kanë brenda, pa frikë. “Kjo është një deklaratë shumë e fortë”, tha Cara. “Unë mendoj se ky është një mesazh iri, i ndryshëm për të gjithë, për t’i motivuar femrat për të pranuar së pari atë që ato janë në vetvete, pa u shqetësuar për defektet”, vlerëson modelja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.