Në fokus

March 20, 2019 | 8:15

Puna e tepërt dëmton aftësitë njohëse të 40 vjeçarëve

Hulumtimet kanë zbuluar një fakt interesant për funksionimin e trurit dhe kjo mund të jetë e vërtetë për të gjithë. Nëna ime është ende e re për të dalë në pension, por si shumica e amerikanëve ditët e saj të punës mezi arrin t’i përballojë. Ajo gjithashtu e pëlqen punën e saj. Por orët e gjata kanë filluar të ndikojnë tek ajo. Deri të mërkurën, ajo e përballon punën e saj, ndërsa nga e premtja, ajo është e rraskapitur. 

Dhe sipas Curious Minds, ekziston një shpjegim shkencor përse njerëzit mbi 40 nuk duhet të punojnë 40 orë në javë: Aftësitë njohëse mund të bien në 40-at tuaja. Shfaqet me humbjen e aftësisë për t’u përqendruar dhe për të kujtuar fakte të rëndësishme. Kjo zakonisht ndodh për shkak të punës suaj të tepruar.

Instituti i Ekonomisë dhe Kërkimeve Sociale në Melbourne bëri kërkime interesante rreth orëve të punës të njerëzve mbi 40 vjeç. Ky studim përfshinte 3.500 gra dhe 3.000 burra në moshën 40 vjeç e lart. Ajo që ata kuptuan ishte se puna deri në 30 orë në javë është e përballueshme. Ky është kufiri i mirë për përmirësimin e funksionit tuaj njohës kur të arrini këtë moshë, por sapo të kaloni kufirin prej 30 orësh, performanca juaj do të fillojë të përkeqësohet. Studimi zbuloi se 55 orë pune në javë përkeqësojnë funksionin njohës dhe dëmtimi është edhe më i keq se në njerëzit që ishin të papunë ose në pension.

Nuk më duket e çuditshme që funksioni njohës të bjerë me orët shumë të gjata të punës, por më befason se një javë pune me mbi 55 orë, shkakton edhe më shumë dëmtime njohëse sesa për njerëzit të cilëve u mungon tërësisht stimulimi. Sidoqoftë, ky studim u kufizua vetëm tek ata që tashmë janë mbi 40 vjeç. Do të isha kureshtare të shihja rezultatet nëse ky studim i njëjtë ishte bërë në një interval më të gjerë, nga mosha 12 deri në moshën 80. Në fund të fundit, fëmijët tanë javët e shkollës i pasqyrojnë saktësisht si javët tona të punës 40-orëshe. Nëse këto rezultate janë të vlefshme edhe për ata që janë më të rinj se 40 vjeç, kjo mund të jetë një dëshmi se arsimi dhe produktiviteti në SHBA po vuajnë për shkak të orëve të tepruara.

 

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top