A e dini kush është puna më e vështirë në botë? Në një eksperiment social një agjent punësimi vendos të intervistojë disa njerëz për një vend pune. “Drejtor operacionesh” quhej pozicioni i punës dhe për të duhej të kishe diplomë në mjekësi, kuzhinë dhe psikologji, të punojë 24 orë në ditë për 365 ditë, pa pushime dhe të ishe gjithmonë i qetë dhe i dashur. Kjo punë do të bëhej pa asnjë pagesë. Të gjithë të intervistuarit thanë që kjo është një çmenduri, por kur intervistuesi thotë që janë miliarda njerëz në botë që e bëjnë këtë atëherë ata kuptuan se sa e rëndësishme është Nëna.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.