Pastrimi i shtëpisë ose rregullimi i oborrit apo kopshtit për të paktën 20 minuta në javë mund t’ju ndihmojë të mbani larg ankthin ose shqetësime të tjera psikologjike.
Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e “University College” në Londër, të cilët kanë përpunuar të dhënat e njëzet mijë personave. Punët shtëpiake aktivizojnë qarkullimin e gjakut dhe mekanizmat fiziologjikë që ndihmojnë organizmin. Por kujdes: Duhet të kryen me përkushtim dhe me energji, si të jenë një ushtrim fizik në palestër apo një aktivitet sportiv, përndryshe nuk kanë efekt psikologjikisht aktiv.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.