Këshilla & Arsye

September 25, 2017 | 9:46

Punët e shtëpisë mund të shpëtojnë jetën tuaj

Sasitë e vogla të aktivitetit fizik nga pastrimi i dyshemesë… zvogëlojnë rrezikun e vdekjes me 28%, pohon një studim i ri.

1

Kopshtaria, larja e dyshemesë ose pastrimi i kuzhinës mund t’ju shpëtojnë jetën.

Studimi i Universitetit McMaster në Kanada zbuloi se kryerja e punëve të shtëpisë pesë herë në javë për gjysmë ore zvogëlon rrezikun e vdekjes me 28 për qind dhe atë të sëmundjeve të zemrës me 20 për qind.

Dhe sa më shumë ushtrime që bëni – pa marrë parasysh se të cilës natyre janë – aq më mirë do të jeni: nëse qëndroni aktivë për 750 minuta në javë, ju ulni gjasat për një vdekje të hershme me gati 40 përqind, zbuloi studimi.

Studiuesit shpresojnë se raporti i tyre do t’i inkurajojë njerëzit të lëvizin edhe nëse nuk kanë akses në një palestër.

Për studimin, kërkuesit studiuan  130,000 vetë për shtatë vjet. Pjesëmarrësit ishin të moshës 35 deri në 70 vjeç dhe ishin nga 17 vende të ndryshme.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top