Kjo është një periudhë kontrastesh në shumë mënyra: ritmi i jetës është i ndryshëm, veshjet po ashtu dhe ditët duken sikur nuk përfundojnë. Kontrasti nga dimër në verë “godet” në nivel emotiv, ndaj shijojeni këtë periudhë të vitit në mënyrën më të mirë të mundshme.
Edhe nëse e keni të pamundur të shkoni disa ditë me pushime organizoni një fundjavë ndryshe, thjesht për t’iu larguar rutinës dhe të riktheheni në punë me më shumë energji. Mënyrat për ta shijuar këtë stinë të bukur janë të shumta.
Po ju sugjerojmë disa këshilla për t’i shijuar sa më shumë ditët e pushimit.
- Udhëtoni
Bëhuni një grup me miq apo familjarë dhe nisuni me pushime! Fëmijët nuk kanë pse të shqetësohen se do të mungojnë në shkollë, pasi janë pushim. Vera është një periudhë e shkëlqyer për të udhëtuar.
- Mos e kaloni gjithë kohën në shtëpi
Fikni kompjuterin dhe shmangni sa më shumë mjetet elektronike! Është verë dhe është koha të dilni jashtë shtëpisë e të shijoni motin e ngrohtë. Eksploroni ambientin rreth e qark jush, dilni me miqtë ose argëtohuni në pishina. Çdo pasdite, kur dielli është duke perënduar dhe ajri fillon e freskohet dilni bëni një shëtitje në qytet. Është një dhuratë që mund t’ia bëni vetes: të shijoni mbrëmjet e bukura të verës.
- Takohuni sa më shumë me miqtë
Ftojini miqtë të mblidheni së bashku dhe argëtohuni jashtë ambienteve të shtëpisë! Ikni për të notuar, për të bërë lojëra argëtuese dhe thjesht shijoni verën. Kënaquni në kohën tuaj të lirë për të shkuar së bashku në festa, kinema e teatër. Në verë duhet të përmirësoni marrëdhëniet tuaja dhe ky është një privilegj që në dimër nuk e keni. Kujdesuni për marrëdhëniet tuaja personale. Nëse nuk mund të takoheni me miqtë, sigurohuni të qëndroni në kontakt me ta, në mënyrë që miqësia juaj të qëndrojë e fortë edhe gjatë pushimeve të verës.
- Shijoni ushqimet e ftohta
Hani një akullore apo kos të ftohtë, bëni ushqime të freskëta me prodhimet e stinës dhe kënaquni me fruta të shtrydhura.
- Vishni rroba të përshtatshme
Koha më e përshtatshme për të nxjerrë nga dollapi pantallonat e shkurtra, fundet e fustanet e freskëta është padyshim vera, ndaj vishini për të qenë sa më rehat, me kusht që të jenë veshje të përshtatshme. Nga ana tjetër, evitoni xhinset dhe bluzat sintetike.
- Jini të freskët
Gjatë verës do të ketë shumë ditë të nxehta, por edhe ditë me shi e rrufe. Gjatë ditëve me shi, zgjidhni të qëndroni në shtëpi, të shihni një film në kinema apo të vizitoni një qendër tregtare.
- Çlodhuni gjatë pushimeve verore
Me shumë gjasa kjo është një periudhë kur duhet të keni marrë lejen vjetore apo jeni me pushimet e shkollës. Nëse keni punë të papërfunduara në shtëpi apo projekte gjatë kësaj vere, përpiquni që t’i përfundoni ato më herët, kështu që nuk do t’ju duhet të nxitoni para se të riktheheni sërish në punë apo në shkollë.
- Mos bëni krahasime
Mos kini zili pushimet e të tjerëve, si i kalojnë dhe në çfarë vendi apo shteti. Ajo që duhet të bëni është thjesht të jetoni jetën tuaj. Mos e krahasoni veten me askënd tjetër, pasi jeta juaj mund të jetë e mrekullueshme nëse ju e dëshironi një gjë të tillë.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.