Për dy persona që frekuentojnë prej pak kohësh pushimet e para në çift, mund të jetë një urë dyshimesh dhe shqetësimesh. Psikologët thonë se afrimiteti me pushime, në kushtet e të qëndruarit fare pranë njëri-tjetrit, mund ta dëmtojë çiftin.
Megjithatë, nëse respektoni disa rregulla të shëndetshme përpara se ta bëni këtë hap, ato ditë pushimesh në çift do të jenë më të bukurat dhe do t’i mbani mend gjatë në kujtimet historike të lidhjes tuaj. Irena, 33-vjeçe, ndihmësmjeke shkruan në adresë elektronike: “Në fund të gushtit do të nisem me Artanin për në Greqi. Takohemi prej tre muajsh dhe nuk e kemi kaluar asnjëherë më shumë se një ditë gjithë kohën bashkë. Mes nesh shkon mirë dhe kjo është arsyeja përse 15 ditët që do të kalojmë bashkë në plazh duhet të jenë perfekte. Mendimi për të qenë në kontakt për kaq shumë ditë, ai dhe unë vetëm, më shqetëson. Mendoj se qëndrimi bashkë, mund të ndikojë edhe në problemet apo mosmarrëveshjet dhe nuk duhet të rrezikoj ta humb. Do të dëshiroja që këto pushime të ishin të paharrueshme, që të shënonin nisjen e diçkaje tepër të rëndësishme”. Për një çift të ri, pushimet e para janë një provë e vërtetë për të testuar afrimitetin apo bashkërendimin e të përbashkëtave. Lidhja mund të rritet dhe të bëhet solide, por ndodh që raporte të tilla mund të marrin tjetër drejtim. Në një çift të sapo krijuar, meshkuj apo femra kërkojnë të japin më të mirën nga vetja duke i rrëfyer partnerit të ri vetëm anët pozitive të karakterit. Një përvojë e bashkëjetesës, edhe në një periudhë të shkurtër, e bën të paevitueshme sjelljen në përditshmëri apo afrimitetin intim ose të rezervuar. Të kesh dyshime është natyrale. Ideja se nuk je i vlerësuar dhe se paragjykohesh nga tjetri për shembull, është një luhatje tipike femërore. Përballja me qetësi në një çast delikat siç janë dhe pushimet e para në çift, ndoshta mund të jetë e mundur. Mjaft të japësh mbështetje.
Këshilla:
Edhe pse për disa mund të duket e çuditshme, pushimet e para në çift nuk mund të jenë aq rozë sa ç’mund ta keni parashikuar. Disa e përcaktojnë atë si një hap. Kur pushimet i kaloni me miqtë apo vetëm, gjërat të qenit në çift jo vetëm ndryshojnë, por rrezikoni të mos argëtoheni aq sa kishit pritshmëri. Mesa duket nuk ka një rregull të caktuar, por nëse jeni nga ata që shpresoni se gjërat do të shkojnë mirë, pa masat e duhura, do të mbeteni të zhgënjyer. Shumë çifte pikërisht kur janë me pushime, mbyllin marrëdhëniet e tyre dhe arsyeja për këtë është se ata nuk janë të gatshëm të përballojnë gjërat në drejtimin e duhur. Kurrë nuk duhet të organizojmë pushime pa qenë të sigurt për shijet e njëjta. Nuk është e nevojshme të sforcoheni për të kaluar pushimet së bashku. Për ata që nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga udhëtimi në çift, ju propozojmë disa këshilla të thjeshta, por efikase, të cilat ju sigurojnë për të mos i çuar dëm ato.
Provoni disa ditë
Pushimet e para dhe më të mirat në çift nuk duhet të zgjasin më shumë se një fundjavë. Mos filloni menjëherë me programimin e 30 ditëve së bashku, më mirë provoni 4 ose 5 ditë dhe vini re se si do të shkojnë gjërat. E mira do të ishte që qëllimi të jetë i përbashkët dhe të bini dakord bashkërisht. Nëse keni pak kohë që jeni njohur, ndoshta nuk është e përshtatshme të bëni menjëherë pushime. Në fakt, në pjesën më të madhe të çifteve duhet kohë dhe në disa raste, është më mirë të presësh për të planifikuar pushime. Kur programoni pushime në çift, duhet t’i keni të qarta objektivat. Mos bëni kurrë atë që bënit më përpara me miqtë apo mikeshat, ndaj është e kotë që ta pretendoni këtë. Zgjidhni një të mesme të pëlqyeshme për çiftin.
Jo menjëherë pas njohjes
Siç e kemi thënë, gabimi më i madh është ai i të ndërmarrit të pushimeve menjëherë pasi jeni njohur. Kjo jo vetëm do të sjellë probleme, por do të çojë drejt shpërbërjes së lidhjes. Pa i ditur shijet tuaja, rrezikoni të mërziteni, duke krijuar kushtet për të ndërprerë diçka që është planifikuar mirë në të ardhmen. Çiftet që kanë gjithmonë ngut për të bërë gjithçka së bashku, do ta gjejnë shumë shpesh veten në krizë.
Synoni të jeni vetëm
Nëse njëri prej partnerëve vendos të flirtojë me të tjerë, çdo gjë ka marrë fund. Kjo mund të ndodhë mbi të gjitha nëse jeni bashkë prej pak kohësh, prandaj për të mos e përsëritur këtë situatë dhe mos ecur shpejt në kohë me lidhjen, vlerësoni mirë atë që keni përballë. Qëllimet për ato çiftet që deri para pak kohësh kanë qenë vetëm, arsyeja e të mos ndjerit mirë në dy është e thjeshtë. Rivendosja e një marrëdhënieje të re me siguri është e kënaqshme, por duhet të pranojnë faktin se nuk mund të bëjnë më gjërat që kanë bërë përpara.
Shije të përputhshme ose më mirë të ndarë
Mund të jetë e keqe për ta thënë, ndaj shumë njerëz nuk duan ta pranojnë. Nuk ka kuptim që njëri prej partnerëve të përshtatet me zakonet e të tjetrit. Nëse keni shije të ndryshme, pushimet mund të shndërrohen në një peshë të rëndë. Ndodh shpesh që disa çifte të vendosin të bëjnë pushime sportive, vetëm për të zbuluar se ai apo ajo nuk e duan absolutisht sportin. Për pasojë u shfaqet një mërzitje e pabesueshme, e cila gjithashtu çon në mbylljen e raporteve të qëndrueshme. Nëse arsyetoni duke menduar se dëshira për të jetuar së bashku edhe për pushime, shpejt do të zbuloni se keni gabuar. Shpesh festat janë vetëm momente të çlirimit nga rutina, ndaj nuk ka kuptim ta krahasoni atë me të jetuarit gjatë gjithë kohës.
Ndani shpenzimet
Asnjë prej partnerëve nuk ka pse t’i ofrojë absolutisht tjetrit. Rezultati i kësaj do të jetë shumë serioz dhe njëri prej partnerëve do të ndihej gjithmonë në borxh. Edhe një gjë tjetër. Mos rezervoni pushime që janë mbi mundësitë tuaja. Kjo gjë do t’ju bëjë më të ngushtë në argëtim dhe ka mundësi që të shndërrohet në një arsye të fortë për t’u grindur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.