Qofshin në plazh apo në mal pushimet janë gjithmonë një zgjedhje të cilat i kërkojmë dhe mundohemi t’i realizojmë. Dhe në këto ditë të nxehta të gjithë ndjejmë nevojën për t’u larguar. E në fakt një studim i fundit ka arritur në përfundimin se largimi nga puna dhe shtëpia ndikojnë në shëndetin tonë, duke forcuar zemrën tonë.
Sipas specialistëve amerikanë sa më shumë pushime të marrësh gjatë vitit aq më pak je i rriskuar të kesh probleme me metabolizmin, si për shembull me hipertensionin, kolesterolin, të dyja faktorë që çojnë në prekjen nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2. Ekspertët analizuan se njerëzit që merrnin më shumë pushime në 12 muajt e vitit kishin më pak mundësi të vuanin nga sëmundjet kardiovaskulare.
Në eksperiment u morën 63 punonjës të cilët kishin të drejtë për pushime të paguara. Punonjësit dhanë mostra të gjakut dhe të dhëna të tjera të metabolizmit. Pjesëmarrësit u intervistuan gjithashtu për çdo pushim që kishin marrë gjatë vitit të kaluar. Në 12 muajt e fundit, ata gëzonin mesatarisht pesë herë pushime dhe përdorën rreth dy javë pushimi.
Rezultatet zbuluan ata që morën më shumë pushime kishin norma më të ulëta të sindromës metabolike. Dhe për çdo pushim shtesë që morën, rreziku i sindromës metabolike u ul me 24%.”Në përgjithësi, pushimet përjetohen si ngjarje pozitive”, nënvizuan mjekët.
Hulumtuesit besojnë se pushimet na lejojnë ‘të çlirohemi nga puna dhe jeta e përditshme. Kjo është e rëndësishme duke marrë parasysh ‘rolin ndikues që marrëdhëniet shoqërore kanë në shëndetin fizik dhe psikologjik’. E rëndësishmja, sindroma metabolike është ‘e modifikueshme’ dhe mund të lehtësohet thjesht duke marrë më shumë pushime. Hulumtimi sugjeron nëse njerëzit përdorin më shumë pushimet që u ofrohen, do të përkthehej në një përfitim shëndetësor.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.