Mirëqenie

May 16, 2017 | 11:30

Pushimet me familjen, përtëritëse

Vera vjen, dhe bashkë me të vijnë edhe pushimet. Por përveç atyre verore të mos harrojmë se kemi dhe pushimet dimërore, të cilat i lëmë pas. Gjithsesi, pushimet mbeten një risi e shëndetshme për familjen dhe për çdo individ.

1

Pushimet me familjen kanë avantazhin e mirë pasi pas gjithë lodhjes vjetore, problemeve që jeta ka, kjo kohë e lirë është edhe si një terapi kuruese. Por si ndikojnë ato tek ne dhe adoleshentët?

untitledNëse themi pushime, domosdoshmëri përbëjnë edhe pak ditë për të marrë veten nga monotonia e përditshmërisë, të njëjtave zakoneve, rutina e punës etj. Organizimi i pushimeve është diçka tjetër. Duhet të theksojmë se jo të gjithë shkojnë me pushime, jo të gjithë (për shkaqe te ndryshme), i kanë mundësitë të bëjnë pushime. Aspekti ekonomik, mentaliteti dhe kultura e përgjithshme ndaj kësaj ndjesie për qetësi, i bën njerëzit t’i konceptojnë dhe përjetojnë jo ashtu siç duhet. Pushimet nuk duhen të jenë të atilla që të shndërrohen në çaste të ngjashme. Ato duhet të kenë variacione, madje edhe me miqtë më të ngushtë, planifikimi me dy apo më shumë familje janë një mundësi e shkëlqyer për të kaluar pushime me efekt në adrenalinën tuaj. Pushimet kanë gjithashtu efekt pozitiv kur ato bëhen të larmishme dhe kur në familje ka harmoni mes njëri-tjetrit. Në Shqipëri, përgjatë viteve në demokraci, pushimet kanë ndryshuar shumë. Në qoftë se dikur pushimet bëheshin vetëm në një vend, tani ke mundësi të zhvendosesh kudo. Sa i takon brezit të ri, kjo është grupmosha që në përgjithësi ka dëshirë të jetë e pavarur dhe nuk para i pëlqen aq shumë pushimet me familjen. Por nëse një familje udhëhiqet nga rregulla të forta, nuk e has këtë problem me fëmijët e saj. Adoleshentët në këto vite kanë një liri tjetër. Mundësia që ata kanë për t’i kaluar në grup me shoqërinë, i bën ata të ndihen më të çliruar e të pavarur njëkohësisht. në limitet e një kontrolli të duhur prindëror, ndaj kësaj grupmoshe duhet treguar shumë kujdes, pasi vetë pushimet, i nxehti, liria që ata duam me çdo kusht, krijon për pasojë edhe probleme tek ata. Asnjëherë nuk duhet t’i lëmë fëmijët pa i kontrolluar dhe pse na garantojnë se do të sillen mirë. Natyrisht që këtu zë vend komunikimi i vazhduar dhe i hapur me ta, për të krijuar besueshmëri dhe garanci nga të dyja palët. 

Adoleshentët nuk ndihen mirë në praninë e familjes, por kjo nuk është përgjithësuese, pasi tek ata ku familja ka luajtur rolin e saj edukativ, pa patur mirëkuptim dhe dakordësi. Pushimet janë një mundësi e mirë jo vetëm për t’u çlodhur, por krijon edhe mundësi për të përforcuar marrëdhënien mes çiftit, krijohen udhë për përvoja të reja mes tyre. Sido që të jenë rrethanat, pushimet mbeten ato që ne mezi i presim dhe investojmë për to gjatë vitit. Çdonjëri nga ne përgatitet shpirtërisht dhe madje fillon të ëndërrojë e të bëjë plane për mënyrën se si do t’i kalojë, ku do të shkojë, në mal apo në del, me kë do zgjedhë të shkojë, me të afërm, miq, familjarë. Mos i neglizhoni pushimet, pasi ato vërtetë janë të shkurtra, por lënë pas gjurmë në jetën tonë. Ato janë barazi me një vit jetë. Krijojnë gjendje shpirtërore pozitive dhe falin energji shpirtërore. Dielli ,ajri, deti ju bën mirë të gjithëve, por mbi të gjitha, dashuria njerëzore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top