Mirëqenie

April 27, 2017 | 9:44

Pushimet… shijoni çdo çast!

Kur mendojmë plazhin, mendojmë pushime, argëtim, lojëra dhe not në det.

Falë diellit, melatonina dhe serotonina veprojnë në tru dhe na bëjnë më të lumtur se zakonisht.

Koha e mirë ofron edhe më shumë mundësi për shoqërim dhe dalje, kështu që janë më të mëdha shanset që mendja të pushojë dhe të gëzojë stinën e verës.

Nuk ka rëndësi nëse këtë verë do të niseni për udhëtimin aq shumë të ëndërruar apo thjesht do të qëndroni në qytet.

Studimet thonë se ndryshimi i humorit varet dhe nga pasuria e

aktiviteteve të përditshmërisë.

holidays

Një studim tregon se ka varësi mes gjendjes shpirtërore dhe vitaminës D, e cila është pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe mënyrës së jetesës. Kjo vitaminë mund të merret nga ekspozimi në diell. Njerëzit të cilët ekspozohen jo mjaftueshëm në diell, mund të përjetojnë edhe ndjesi depresioni, ndërsa ata që ekspozohen mjaftueshëm, mund të ndjehen të lumtur. Por, asnjeherë nuk duhet të marrim për të mirëqenë lidhjen e motit dhe humorin tonë. Pushimet janë të tilla kudo që janë, në çdo vend, në çdo kohë, në çdo moshë. Koha e lirë është një gjendje mendore ku ju i lejoni vetes të bëni ato gjëra që ju bëjnë të lumtur. Është periudha në të cilën i dedikoheni vetes dhe njerëzve tuaj të dashur (familjes, shoqërisë, të dashurit, etj). Ndaj shijoni çdo çast! “Kyçeni” orën në një raft, takoni miqtë tuaj, ndiqni instinktin, lëreni veten të udhëhiqet nga liria. Dhurata e vërtetë e pushimeve, sikur edhe për pak ditë, është se kemi gjithë kohën që duam.

Nga: Isida Lalaj Psikologe Këshillimi

Nga: Isida Lalaj
Psikologe Këshillimi

DISA KËSHILLA PËR PUSHIME IDEALE

• Ndoshta një libër, një shëtitje, një peizazh për ta pikturuar, një album i mbetur bosh ku mund të vendosni foto të reja, janë pasione të pazëvendësueshme lumturie. Hajeni mëngjesin në bar dhe lexoni me qetësi gazetën, edhe pse këtë gjë nuk e bëni prej vitesh mbase. Të paktën për një herë të vetme këtë verë zgjohuni në agim me dëshirën tuaj të plotë për të shijuar atmosferën e rrallë. Pritja e agimit (të paktën vetëm për një natë) dhe e momentit në të cilin yjet “zhduken” derisa qielli shndrin sërish, është një emocion i pakrahasueshëm i një dite të re që “lind”. Thyejini zakonet e vjetra dhe krijoni të reja këtë verë!

• Mund të zgjidhni një zonë të afërt, kodrat e liqenit ose vend të gjelbër malor ose nën pishat e plazhit për një pushim dreke ndryshe nga e zakonshmja, ose të shtunën në mëngjes me shumë miq: pikniku është një shpikje e vërtetë alegrie. Pasditja që do të kaloni në natyrë me këmbët zbathur bashkë me miqtë, fëmijët etj., do të mbahet mend gjatë!

• Organizoni një darkë me shoqërinë. Për shkak të punës ose prej detyrimeve familjare ne jetojmë gjithnjë e më të “mbyllur” në çift, në një kohë kur kultivimi i miqësisë është i rëndësishëm në çdo moshë. Rrëfehuni, inkurajohuni, qani dhe qeshni së bashku. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni më të fortë dhe më pozitivë.

• Duhet të dini që mënyra më e mirë për rrathët e syve nuk është një korrektor, por një gjumë i shëndetshëm. Përdorni pushimet e verës për t’u relaksuar. Aktivizoni telefonin pa zile apo internet dhe evitoni të kaloni shumë kohë në kompjuter apo tablet, që mund të ndikojnë negativisht në ritmin tuaj të gjumit. Përfitoni për të vrapuar në ajër të hapur, zbuloni vende që nuk njihni, eksperimentoni me aktivitete të reja. Kur ushtrojmë kuriozitetin tonë, jemi në ndjekje të sensit të pozitivitetit, rinovimit e gëzimit. Natyra rigjeneron, stimulon prodhimin e serotoninës dhe falë dritës së diellit, janë një terapi e mirë e humorit.

• Nga disa studime është vlerësuar se koha më e mirë për të bërë një shëtitje është mes orës 08.00 të mëngjesit deri në mesditë. Të ecësh në këmbë apo me biçikletë stërvit trupin dhe mendjen, na ndihmon të ndihemi në formë dhe është një formë e meditimit të lëvizjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top