Gjatë një viti të gjatë pune të lodhshme në zyrë apo edhe në ambientin familjar, një grua e ndjen të nevojshme disa ditë pushimi, larg pluhurit monoton të vendit ku jeton. Nëse është një grua e martuar me fëmijë, pushimet verore janë edhe më të dëshirueshme, por nga ana tjetër edhe më stresuese.
Përvec çantës personale, i nevojitet çanta të tjera me paisjet e caktuara për fëmijët e saj. Sëbashku me bashkëshortin ajo merr nga shporta e kursimeve një shumë të konsiderueshme për t’i shpenzuar gjatë ditëve të pushimeve. Si shumica e grave, ndjen se të ardhurat e saj janë të pamjaftueshme pasi shumë profesione ku gratë janë të punësuara, pagesa është më e vogël se e burrave. Megjithatë ky aspekt anashkalohet dhe vëmendja përqëndrohet të llogaritë e shpenzimeve për pushimet.
Dhe ja ku vjen dita e pushimeve pranë bregut të detit, ashtu si shumë familjarë në vendin tonë i është bërë një traditë e përvitshme. Nëse do të marrin parasysh një familje me të ardhura mesatare, supozohet se një pjesë e parave për pushime, i shkojnë qerasë së shtëpisë dhe ushqimeve. Përballë çmimeve të larta të ushqimeve në ditët e sezonit të plazhit, gruaja e shtëpisë vendos të gatuajë vetë, ndaj i duhet që e sakrifikojë gjumin e mëngjesit për të gatuar, një orë të caktuar për të bërë pazarin në përpjekje për të gjetur çmime sa më të lira si dhe orën e drekës dhe të darkës po ashtu. Edhe fëmijët duan kohën e tyre për tu veshur, larë dhe ushqyer. Pavarsisht disiplinës që fëmijët mund të kenë, është e nevojshme që ajo t’i qëndrojë pranë gjatë gjithë kohës. Ata kanë nevojë të luajnë dhe të argëtohen. Në asnjë moment nuk mund të hiqet vëmendja nga ata pasi siguria pranë bregut të detit është minimale. Nëse fëmijët janë në moshë shumë të vogël gruas i nevojitet më shumë përkushtim ndaj tyre. Megjithatë sot ka shumë baballarë që kujdesen në punë të vogla shtëpiake dhe në kujdesin e fëmijëve. Ata përpiqen të luajnë me fëmijët e tyre, ndonjëherë edhe t’i ushqejnë, por puna më e madhe është në duart e gruas. Madje në shoqërinë shqiptare është bërë e zakonshme që babai merret me argëtimin që mund të zgjasë disa orë, ndërsa pjesa tjetër i takon vetëm nënës.
Pasditja është një tjetër pjesë e nevojshme në pushimet verore. Ambientet familjare janë të vleshme për të dyja palët, ku fëmijët mund të luajnë në këndin e lojrave dhe prindërit mund të qëndrojnë të qetë në barin e lokalit deri sa fëmijët nuk kanë nevojë për ata. Në fund të fundit
pavarësisht gjithë të tjerave rëndësi ka që janë me pushime larg të përditshmes së zakonshme.
Megjithatë grave, pasi kanë gatuar darkën iu duhet të lajnë rrobat e fëmijëve dhe të burrit, si dhe të sistemojnë çdo gjë përreth. Minutat e tjera ajo përpiqet t’ja dedikojë kujdesit ndaj vetes nëse mbetet gjithmonë kohë.
Dhe ja ku përfundojnë pushimet verore të një gruaje, ku koha për veten mbetet po aq të pamjaftueshme, ashtu siç do ditë të vitit në shtëpinë e saj me burrin dhe fëmijët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.