Pika referimi

October 25, 2017 | 9:41

Pushteti psikiatrik i gruas

“Çdo ditë në mbrëmje kam ndjerë se kam harruar të bëj diçka të rëndësishme. Unë mund të ngrihem në mëngjes me përshtypjen e një ëndrre që kam parë dhe pastaj pyes veten se çfarë ka ndodhur”. (Zëra femërorë, Xhian Xhie, 1937).

1

Nëse do të kuptosh sa e zhvilluar është një shoqëri, mjafton të kthesh vështrimin te gruaja dhe roli i saj.

dorina-hoxhaHistoria ka treguar se gratë e forta janë ato që vështirësitë i kthejnë në mundësi, dhe në ushtrimin e pushtetit të tyre në familje. Gruaja, një promotor i palodhur idesh gjeneron në familje dijen, durimin, e mbi të gjitha dashurinë njerëzore. Figura e femrës në shoqërinë shqiptare është komentuar gjithnjë në syrin maskilist si inferiore. A mundet që figura e sakrificës të jetë krejt e papushtetshme?! Nga rastet e raportuara nëpërmjet mediave mbi dhunën në familje, vërejmë një figurë grua-nënë të viktimizuar, një dinjitet të përdhosur, të cilin nuk e shlyejnë dyert e gjykatës apo institucionet e tjera përkatëse.

Filozofi francez, Michel Foucault shprehet gjatë ciklit të tij të leksioneve, të viteve 1973-1974 se: më përpara se t’i drejtohemi institucioneve, ne duhet të jemi të shqetësuar për forcën e lidhjeve themelore të disponueshme nga marrëdhëniet që shkojnë përtej institucioneve. A është ky një pushtet i fshehtë që disa e quajnë dashuri, e të tjerë humanizëm e që vetëm nëpërmjet institucioneve e kërkojmë peshoren për marrëdhëniet absurd të përfytyrimit tonë.

Roli i gruas në shoqëri duhet të jetë gjithëpërfshirës, jo vetëm një ditë për të ngritur zërin e një jete sakrificë. Nuk është e drejt për ju femra të jeni pushteti psikiatrik i të dashurve të tu. Jeta ka një çmim të vështirë dhe shlyerja e saj është vetëm e vërteta. Një të vërtetë subjektive që shumë femra janë të detyruara ta shndërrojnë në një realitet që s’e njohin, s’e prekin aq sa fillojnë të jetojnë një realitet që nuk u përket, është i gënjeshtërt, i ndërtuar mbi kurrizin e sakrificave të tyre, mbi lotët që derdhin në heshtje, mbi kapërdimën e ligështisë të mbetur në grykë nga mungesa e forcës për të thënë përgjithmonë. Mjaft! Të posedosh pushtetin psikik, më të rëndësishëm, atë më të luhatshin, të dyzuarin, fluidin e ideve kërkon gjithashtu një forcë përtej njerëzores, një forcë që përbëhet prej vullnetit të së mirës. Pikërisht, këtë pushtet, të cilin herë e posedojmë e herë na posedon, ta mbanim në mbikëqyrjen e pushteteve të tjera psikike të ngjashme me ne ose jo. Kjo është sot për sot sfida e disa femra në shoqërinë tonë shqiptare. Figura e sakrificës deri në piedestal, deri në shterimin e forcës menaxhuese të arsyes. Ky artikull i është dedikuar atyre grave që bashkëjetojnë me frikën e humbjes së kontrollit dhe durimit me të afërmit apo bashkëshortin e tyre të diagnostikuar ose jo me probleme psikologjike. Të jesh pjesë e një sagejetë me pushtet të pakontrolluar, të luhatshëm dhe mbi të gjitha të luftosh për të ruajtur ekuilibrin në marrëdhëniet sociale.

Çmenduria është ndër pushtet më të kontrollueshme, sepse çmenduria në vetvete mbart të vërtetën e pakontrollueshme, ndërkohë, marrëdhëniet sociale janë më të kamufluarat, ndër të cilat të duhet të survejosh reagimet për çdo situatë. Në dukje të krijon përshtypjen se çmenduria është ndër pushtetet e pakontrollueshme dhe e vështirë për t’u mjekuar, ndërkohë do të shtoja se, nëse çmendurinë do ta përfytyronim si një piramidë të përmbysur me një kurbë nga lart-poshtë, maja e saj do të ishte IDIOTIZMI. Çfarë është një idiot?! Idioti sipas Foucault është si një fëmijë, nuk është i sëmurë. Pak a shumë është dikush që ka mbetur në stadin e zhvillimit të një fëmijërie, e cila është e njëjta fëmijëri normale. Më pas, në librin e tij “pushteti psikiatrik” Foucault thekson se, idioti edhe kur është në formën e tij fillestare prezanton një ndalesë të zhvillimit fizik dhe psikologjik.

Në Shqipëri ende përbuzet ideja e bashkëjetesës apo e familjes me një idiot brenda saj, një lloj diskriminimi, i cili e vesh më së shumti gruan në pozicione të tilla, të jetë çdo ditë në luftë me pushtetin e mendjes së saj sikundër edhe me pushtetin psikik të të tjerëve përreth. Një grua është institucioni psikiatrik i familjes, e cila mbart mbi supe peshën e një realiteti që as nuk ka forcën ta hedhë e as ta mbajë, por ta jetoj çdo ditë si një fillim nga pushteti i së cilës vjel vetëm dashuri të pakushtëzuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top