Në fokus

December 3, 2019 | 8:07

Puthja e të rriturit vë në rrezik jetën e të porsalindurit

Një fëmijë vetëm 11 ditësh u rrezikua nga vdekja, për shkak të një puthjeje të thjeshtë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Hull, Angli, ku një herpes po vriste vogëlushin Oliver Miller. Papritur fëmija kishte filluar të refuzojë qumështin dhe të qajë nga dhimbja, kështu që ai u dërgua në spital, ku mori trajtimin e nevojshëm.

Në fakt, i porsalinduri u transportua menjëherë në kujdesin intensiv, dhe ushqehej artificialisht. Pas disa analizave, mjekët ishin në gjendje të diagnostikonin një herpres, i cili me gjasë ishte kontraktuar pasi e puthi ose preku dikush që ishte i sëmurë.

Si përfundim Oliver u shërua, njëzet e një ditë më vonë ai doli nga spitali, por frika ishte e madhe. Një puthje e thjeshtë mund ta vriste fëmijën, kështu që nëna dëshironte të bënte një thirrje “Respektoni të porsalindurit, qëndroni larg nëse keni ftohje. Mbajini të sigurt fëmijët tuaj”.

 

 

Burimi / https://www.sostenitori.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top