Sipas hulumtimeve të reja dhe bazuar në dëshmitë e çifteve, avokatëve familjarë, terapistëve të lidhjeve, etj., ekzistojnë 10 pyetje që çdo njeri në lidhje duhet t’ia bëjë vetes dhe partnerit për t’u siguruar se lidhja do të zgjasë.
Këto pyetje kryesisht kanë të bëjnë me angazhimin në lidhje dhe përputhshmërinë e dy personave.
10 pyetjet:
- A përshtatemi unë me partnerin?
- A kemi bazë të fortë të miqësisë?
- A i duam të njëjtat gjëra në lidhje dhe në jetë?
- A janë realiste pritshmëritë tona?
- A shohim në përgjithësi më të mirën te njëri-tjetri?
- A punojmë të dy për ta mbajtur lidhjen të gjallë?
- A ndihemi të dy të lirë për të diskutuar dhe biseduar për gjëra të ndryshme?
- A jemi që të dy të angazhuar të punojmë gjatë periudhave të vështira?
- Në rrethanat e mbushura me stres, a do të punonim së bashku për t’i kaluar ato?
- A kemi secili persona mbështetës rreth nesh?
Do vëreni se shumica e këtyre pyetjeve duket se e kanë përgjigjen e thjeshtë si “po” ose “jo”, por faktikisht qëllimi i tyre është të fillojnë një bisedë të thellë. Çiftet duhet ta pyesin vërtet veten nëse mund të flasin lloj-lloj gjërash me njëri-tjetrin dhe se a janë shokë të mirë – e jo ta kalojnë listën duke zgjedhur përgjigjet e duhura.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.