Sipas hulumtimeve të reja, të rriturit kanë në dispozicion vetëm 12.5 minuta në ditë, për të folur me fëmijët. Rreth 8.5 minuta të kësaj kohe shpenzohet në akuzime dhe dënime, ndërkaq vetëm 4 minuta thuhet se mbesin për të pasur bisedë miqësore me fëmijën.
Me këtë në mendje, padyshim që është ide e mirë të gjeni një mënyrë për ta shpenzuar në mënyrë produktive kohën me fëmijët. Një shkrimtare e quajtur Jamie Harrington ka treguar se ajo u bën fëmijëve të saj katër pyetje të njëjta çdo ditë.
Ajo thotë se këto pyetje nuk kërkojnë si përgjigje vetëm “po” ose “jo” dhe se ato u mundësojnë fëmijëve t’i shprehin ndjenjat dhe t’i vlerësojnë opsionet e tyre.
Pra, cilat janë këto pyetje magjike?
- Si është jeta?
Nëse në fillim fëmija nuk dëshiron të përgjigjet apo thotë diçka si “mirë” apo “çdo gjë është në rregull”, mbani mend se nuk keni nevojë të insistoni për përgjigje më të plotë. Tregojini fëmijës për ditën tuaj, gjërat që keni mësuar dhe ato që keni shijuar. Kjo e bën atë të mësoj nga ju dhe e inkurajon të flas.
- Si shkon me miqtë?
Mund ta pyetni fëmijën për ndonjë shok/shoqe specifike ose mund ta bëni këtë pyetje në përgjithësi.
- A ka ndodhur ndonjë gjë “cool”?
Nëse moti është i keq apo fëmija nuk mund të kujtoj diçka të kënaqshme që i ka ndodhur atë ditë, provoni t’ia rrisni disponimin. Provoni të shkoni të shihni ndonjë film apo të luani ndonjë lojë në shtëpi.
- A ke nevojë të ndihmojmë për ndonjë gjë?
Shumica prej nesh e kemi të vështirë të kërkojmë ndihmë nga tjerët. Një fëmijë që nuk mësohet të kërkoj ndihmë për gjërat e vogla, po ashtu nuk do të kërkoj ndihmë nga prindërit edhe për situatat më të vështira. Prandaj, mësojeni atë të kërkoj ndihmë nga ju për çdo gjë që i nevojitet.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.