Rënia e shikimit, e njohur edhe si dëmtimi i shikimit ose humbja e shikimit, është një aftësi e zvogëluar për të parë deri në atë shkallë që shkakton probleme, që nuk mund të zgjidhen me mjete të zakonshme, siç janë syzet. Termi verbëri është përdorur për humbje të plotë ose gati të plotë të shikimit. Rënia e shikimit mund të shkaktojë vështirësi në aktivitetet normale të përditshme, si: ngarje, lexim, shoqërim dhe ecje.
Rënia e shikimit mund të shkaktohet nga probleme në tru për shkak të goditjes në tru, lindjes së parakohshme ose traumës mes të tjerëve. Këto raste njihen si dëmtim i shikimit kortikal. Shqyrtimi për problemet e shikimit te fëmijët mund të përmirësojë vizionin e ardhshëm dhe arritjet arsimore dhe mund të çojë në izolimin social.
Muzika mund të përbëjë një mjet potencial komunikimi për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara shikimi. Aftësia sociale e këtyre fëmijëve për të komunikuar është e ulët. Në rastet më të rënda, kur bota e këtyre fëmijëve është shumë e vogël krijohen tendencat të shfaqjes së autizmit, duke krijuar tek të tjerët një perceptim jo real të aftësive të këtyre fëmijëve. Ekzistojnë një numër faktorësh që mund të vënë në rrezik integrimin social të fëmijëve me aftësi të kufizuar shikimi.
Kufizimi i të parit mund të rrezikojë dhe lidhjet e hershme të prindërve me foshnjën. Meqenëse në terapinë muzikore tingulli ka prioritet, krijohet mundësia e hapjes së një rruge ideale drejt plotësimit të nevojave njohëse dhe emocionale për fëmijët me aftësi të kufizuar shikimi.
David Herman terapist muzikor i një intervenimi në një agjenci në New York City ka punuar me fëmijë me shikim të kufizuar që shfaqnin shenja të izolimit social. Gjatë trajtimit me terapi muzikore bëhej e mundur që fëmijët të eksploronin ambientin përreth nëpërmjet tingujve muzikorë. Duke u dhënë fëmijëve instrumente muzikore dhe duke luajtur me ta, fëmijët ekspozoheshin tingujve nga më të ndryshëm.
Për fëmijët e rritur, terapisti mund të këndonte këngën “Eja tek timpani”, ndërkohë terapeuti i binte timpanit dhe përpiqej ta tërhiqte fëmijën nëpërmjet tingulli të instrumentit.
Vetëdija për ambientin rrethues, gjithashtu përfshinte njohurinë për një trup dhe formimin e imazhit koherent. Shumë këngë theksonin këngët e trupit, ndërkohë fëmijët i preknin ose i lëviznin ato.
Terapia muzikore e organizuar në grup mund t’u mësojë fëmijëve vetëdijen sociale, duke inkurajuar bashkëveprimin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.