Mirëqenie

May 19, 2020 | 8:04

Qamil Gjyrezi: Terapia muzikore, fizioterapia, Alzheimeri  dhe Parkinsoni

 

Përgatiti: Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Lëvizja dhe tingulli, gjuha jo verbale të kombinuara me gjuhën e folur, ndikojnë për përmirësime psiko-fizike për modifikim e stresit dhe mënyrës së sjellurit, funksionimin fizik dhe aftësisë funksionale.

1Në këtë kontekst, janë arritur rezultate të larta edhe nëpërmjet kombinimit të terapisë muzikore me fizioterapinë, ku janë vënë re përmirësime të dukshme në orientim dhe vetshprehje. Kombinimi i terapisë muzikore me fizioterapinë, (terapinë manuale) ka bërë të mundur arritjen e rezulateve konkrete për përmirësimin e disa crregullimeve psiko-fizike, kryesisht për Alzheimer dhe Parkinson. Ilaci i vetëm që përdoret për këta demenca (PD) është Levodopa. Por trajtimi me levodopa lidhet si me përmirësimin ashtu dhe me përkeqësim të domeneve specifike e funksionit kognitiv në PD. Prandaj sot kërkohen forma aplikative për përmirësimin e pacientëve dementë, si terapia muzikore e kombinuar me fizioterapinë.

Demenca-përpunimi i informacionit dhe shprehja e reagimit

Tek pacientët dement vështirësitë qëndrojnë në përpunimin e informacionit si dhe në shprehjen e reagimit. Muzika mund të krijojë një urë lidhëse midis anës njohëse dhe krijuese të trurit duke hapur një dritare të re drejt mundësisë së forcimit të funksionit njohës.

Kur individ me sëmundjen e Alzheimer mund të kenë humbur shumë nga funksioni i tyre njohës, ata akoma ruajnë aftësinë për t’ju përgjigjur emocioneve. Krijueshmëria është elementi i fundit që aktivizohet. Gjatë sëmundjes së Alzheimerit, për pacientët të cilët janë dëmtuar nga dobësimi i shumë funksioneve si rënia e kujtesës, ankthi dhe sjellja agresive, muzika është përshkruar si veprues efektiv në funksione specifike. Midis pacientëve me Alzheimer strategjitë e terapisë muzikore përfshijnë të kënduarit, rënien e tamburit, etj, mund të ulin shpërthimet agresive, gjëndjen e trazuar shpirtërore dhe ankthin, duke rritur njëkohësisht efektet pozitive si stimulimi i lëvizjeve faciale, stimulimi verbal si dhe përmirësimi i aftësive përceptuese dhe i lëvizjeve motorike.

2Neurologu Olivers Saks shkruan: “Unë e konsideroj terapinë muzikore si një instrument me fuqi të madhe në shumë crregullime neurologjike si Parkinson dhe Alzheimer,  për arsye të kapacitetit të saj të vecantë për të organizuar dhe riorganizuar funsionin celebral, kur është dëmtuar”. (O. Sacks 2006).

Terapia muzikore dhe fizioterapia

Kërkimet e kohëve të fundit lidhur me ndërhyrjen e terapisë muzikore për modifikimin e stresit dhe mënyrës së të sjellurit janë drejtuar në ndryshimet e matjeve direkte lidhur me hormonet, sic është cortisol’i. Efekti anxiolytic (kundër ankthit) i muzikës shoqërohet nga reduktimi i nivelit të cortisol’it. Të dhënat laboratorike kanë vënë re ndryshime në nivelet e plazmës–endorphin, si rezultat i muzikës klasike. Rezultatet e këtyre studimeve tregojnë se efektet relasuese të muzikës realizohen nëpërmjet stimulimit të sistemit neurohormonal.        Ndryshimi patologjik në funksionet e neuroendokrinës në tru, si reagim ndaj stimulit të stresit, përfshin relacionet e aksit hypothalamic-pituitary-adrenal (HPA) melatonin, amine, biogjenetike (serotonin dhe catecholamin). Të njëjtët neurohormone dhe neurotransmetues janë gjithashtu të implikuar në rregullimin e responsit të sjelljes, ndaj stimulantëve të ndryshme dhe ndikojnë në modulimin e agresivitetit dhe depresionit.

Këto neurohormone pësojnë ndryshime të dukshme në sekrecion dhe ritmin cirkular gjatë moshës normale tek njerëzit dhe kafshët. Studiuesit demonstrojnë se si nivelet e melatoninës në plazëm janë të lidhura negativisht me moshën dhe ky efekt i moshës në funksionet neuroendokrine, sjell ekzagjerime tek pacientët dement me Alzheimer.

Përfitimet e fizioterapisë për sëmundjen e Alzheimerit

Analiza e studimeve në grup dhe arriti në përfundimin se aktiviteti i rregullt fizik sjell përfitime më të mira jo vetëm në cilësinë e jetës së përgjithshme të pacientëve, por gjithashtu uli rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit, Shumë studime kanë treguar se ushtrimet fizike janë të dobishme për njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit. Së bashku me palestrën fitness kardiovaskulare, rritjen e qëndrueshmërisë dhe forcimin e përmirësuar, njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit kanë përfitme shtesë nga ushtrimet këta ushtrime. 

Përfitimet nga ushtrimet e rregullta te njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit përfshijnë:

1.Mirëmbajtjen e aftësive motorike,

2.Uljen e rasteve të rrëzimeve,

3.Shkallën e zvogëluar të rënies funksionale,

4.Sjelljen e përmirësuar, kujtesën e përmirësuar dhe aftësi më të mira komunikimi janë disa përfitime të tjera të lidhura me programet rutinore të ushtrimeve në sëmundja e Alzheimerit.

Fleksibiliteti, ekuilibri dhe ushtrimet e forcës janë studiuar tek pacientët me sëmundjen Alzheimer kundrejt menaxhimit mjekësor ose veprimtarive të komunitetit që nuk ushtrojnë veprim. Studiuesit kanë zbuluar që pacientët të cilët janë trajtuar me stërvitje dhe ushtrime fizike treguan më pak depresion sesa ata në grupet e kontrollit dhe treguan përmirësime të dukshme në funksionimin fizik.Fizioterapia luan një rol të rëndësishëm në ushtrimin për pacientët me sëmundjen e Alzheimerit duke përshtatur rutinat për të përmbushur nevojat individuale të secilit pacient. Fizioterapeutët këshillojnë: ushtrime për ekuilibrin, ushtrime fillestare, ushtrime të ndërmjetme, ushtrime të  përparuara, ushtrime forcuese dhe shtrënguese, ushtrime e qëndrushmërisë.

Ushtrimet e qëndrueshmërisë përfshijnë çdo veprimtari që rrit rrahjet e zemrës tuaj dhe ritmin e frymëmarrjes. Mund të zgjidhni nga këto aktivitete argëtuese për të rritur qëndrueshmërinë tuaj: dancing, Yoga, kopshtaria, punët e shtëpisë, Bowling, bicikletën dhe Tai Chi. Shumë fizioterapeut klinikë ofrojnë klasa ushtrimesh në grup. Kjo formë ka përfitimin e shtuar të socializimit gjatë stërvitjes, gjë që mund t’ju mbajë të motivuar gjatë kohës që jeni në ushtrimin tuaj.

Kujdesi për pacientët dement me Alzheimer dhe Parkinson, përbën një barrë të rëndë dhe të kushtueshme për shoqërinë dhe familjen. Pjesmarrja  e pacientëve me Alzheimer në aktivitete muzikore dhe përdorimi i ushtrimeve të fizioterapisë, mund të shërbej si burim për përfitime ekonomike shumë vjecare për shoqërinë, famijet e tyre, dhe për vetë pacientët duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së tyre nga sigurimi i fitimeve sociale në bashkëveprim me të tjerët, duke ndryshuar sjellet e tyre jonormale, shkatërruese dhe duke minimizuar nevojën për medikamente qetësuese. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top