Nëse vendosim të ndryshojmë veten (ky është qëllimi i Shkollës sonë të Fëmijërisë) duhet të zgjedhim një qasje, një rrugë përpara. Ajo që ne sugjerojmë bazohet në pikat e forta: secili prej nesh ka pika të forta, ndonjëherë pa e ditur. Nëse vendosim të ndryshojmë, duke përdorur një qasje të bazuar në forcë, objektivi ynë i parë (1) do të jetë gjetja e këtyre “talenteve të fshehura”, ndërsa i dyti (2) do të jetë të punojmë në mënyrë aktive mbi to.
Pse propozojmë një qasje të bazuar tek pikat e forta në vend që të korrigjojmë dobësitë? Ekziston një eksperiment i bukur shkencor në këtë drejtim. Më 1925 (shumë kohë para se të zhvilloheshin shkollat moderne psikologjike të mendimit dhe didaktika, u adresuan nga pedagogë dhe filozofë me vëmendjen shkencore që merr sot) studiuesi Elizabeth Hurlock kreu një studim mbi një grup studentësh. Studimi synonte t’i shtynte këta studentë të përmirësonin performancën e tyre akademike dhe performancën e testit.
Disa nga këta studentë u inkurajuan pozitivisht dhe u ftuan të përpiqen të bëjnë më mirë, duke u bazuar në pikat e tyre të forta; të tjerë, megjithatë, morën kritika për gabimet që kishin bërë në testimet e para. Më 1925 arsimi ishte akoma jashtëzakonisht i ngurtë dhe tradicional: kritikat ndaj gabimeve të studentëve ishte praktikë në shumicën e shkollave amerikane dhe në botë.
Të dhënat e mëposhtme dolën nga studimi: mes studentëve, gabimet e të cilëve ishin kritikuar, 19% e përmirësuan performancën e tyre në krahasim me testet pasuese. Një rezultat pak pozitiv.
Në mesin e studentëve që ishin inkurajuar të bënin më mirë dhe të punonin me potencialin e tyre, numri i atyre që arritën të përmirësojnë performancën ishte 71%! Pra një rezultat befasues.
Ky eksperiment nuk është një pikë e izoluar: studime të shumta – vitet e fundit – kanë konfirmuar se qasjet e bazuara në pikat e forta janë shumë më efektive se sa ato që synojnë të korrigjojnë dobësitë.
Por cili është sekreti i kësaj zgjedhje?
T’ia nisësh nga pikat e forta ju lejon të provoni veten, duke respektuar ndjenjën e vetë-efikasitetit dhe vetëvlerësimit: duke vepruar kështu, do të veprojmë me një motiv të fortë themelor. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se në proceset e të mësuarit emocionet dhe inteligjenca emocionale luajnë një rol themelor.
portalebambini.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.