Kur fëmija merr çdo natë, të njëjtën vëmendje dhe përkujdesje nga prindërit dhe kjo mënyrë kthehet në rregull, pra kujtesën për larjen e dhëmbëve, leximi i librit dhe bisedat e vogla, fëmija fillon të ndërtojë modelin e sjelljeve dhe t’i organizojë ato sipas modelit të prindërve të tij.
Ky rregull, duhet të fillojë rreth moshës 6 muaj dhe fillon me leximin. Tashmë është vërtetuar shkencërisht, që në moshën 6 muajsh, fëmija kupton çdo fjalë, që i shqiptohet nga i rrituri.
Fëmija nuk mund të përgjigjet me fjalë për shkak se, aparati i të folurit nuk është I pjekur ende. Në fakt, fëmija, flet me shenja, apo siç quhet ndryshe, gjuha e trupit, por ne të rriturit nuk e dimë dhe nuk e njohim këtë formë të foluri të fëmijës, kështu nuk e kuptojmë dhe nuk i përgjigjemi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.