Pas 1 janarit është koha e duhur për të ndryshuar disa zakone ose pse jo, jetën tuaj romantike. Nëse jeni beqarë dhe po kërkoni Princin e Kaltër, këto janë qëllimet e mira që duhet të ndiqni.
Përqendrohuni tek vetja
Mos vazhdoni të kërkoni një mashkull kudo që shkoni. Vendosja e gjithë energjisë tuaj në kërkimin e një shoku shpirtëror nuk do t’ju bëjë kurrë të lumtur dhe vetëm do t’ju stresojë. Përqendrohuni tek vetja.
Harrojeni të kaluarën
Harrojeni ish-in tuaj një herë e përgjithmonë. Mbylleni të kaluarën, vetëm kështu do të jeni gati të mirëprisni atë që jeta ka për t’ju ofruar.
Bëni miq të rinj
Takoni njerëz të rinj, bëni miq të rinj, kjo është koha e duhur për të patur përvoja të ndryshme. Të qenit në shoqëri do t’ju bëjë të ndiheni edhe më pak vetëm.
Duaje veten dhe përmirësohu
Mësoni të jeni pak egoist dhe të mendoni për veten tuaj. Praktikoni një hobi, nëse doni të humbni peshë, bëjeni atë për veten tuaj dhe jo për t’iu pëlqyer të tjerëve. Duajeni veten dhe përmirësohuni për veten tuaj.
Bëni përvoja të reja
Bëni përvoja të reja. Udhëtoni, shkoni në një vend të ri, provoni gjithashtu diçka që nuk e dini se ju pëlqen apo jo, mund të befasoheni për mirë.
Dilni vetëm
Jashtë është një botë që të pret, mos ki frikë të dalësh vetëm. Shkoni në kinema për të parë filmin që ju pëlqen aq shumë, provoni atë restorantin e ri, bëjeni atë udhëtimin që e keni shtyrë prej kohësh.
Lërini pas disa gjëra
Mos e mbani atë që nuk ka kuptim të ekzistojë ose nuk mund të funksionojë, do të humbisni vetëm kohë dhe energji. Miq, ish-të dashura që nuk do të ndryshojnë kurrë, ose atë djalë të bukur, por që nuk dëshiron të përfshihet. Ju meritoni më të mirën, mbajeni mend gjithmonë.
Mos e krahaso jetën tënde
Ndaloni ta krahasoni jetën tuaj me atë të miqve tuaj. Nga jashtë, gjithçka duket ndryshe, megjithatë, realiteti nuk është ai që mendojmë dhe ju meritoni më shumë sesa një krahasim.
Besoni në veten tuaj
Kini më shumë besim tek vetja juaj. Ju jeni një grua e fortë dhe e pavarur, ju mund të bëni gjithçka vetëm.
Ji e sinqertë
Mësoni të jeni më të ndershëm me veten dhe me të tjerët. Bëni atë që ndjeni dhe thoni atë që mendoni, pa u shqetësuar shumë. Komunikimi është shumë i rëndësishëm për të marrë atë që dëshironi.
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.