Aktualitet

February 12, 2024 | 14:51

Qëndrimi i psikologes / Rrjetet Sociale si Tik-Tok-u apo faktorët e brendshëm janë vras*si i vërtetë i disa jetëve njerëzish?

 

 

Rast pas rasti,veçanërisht rrjeti social Tik-Tok po kthehet në vrastar të jetëve të njeriut. Shumë e mendojnë se vrasësi është Tik-Tok-u apo të tjera rrjete sociale, por në realitet nuk është kështu!

panvera-paplekaj

Nga Pranvera Paplekaj (Martinaj), psikologe në Lezhë

 

Të gjithë njerëzit duhet të kenë nën kujdes të vazhdueshëm njerëzit e afërm, të cilët përkohësisht apo vazhdimisht kanë probleme psikologjike, probleme të shëndetit mendor, gjithashtu njerëzit që janë të ndjeshëm më tepër se ç’duhet kundrejt ndodhive të jetës së tyre të përditshme, sidomos kundrejt influencës nga opinioni publik.

Jo të gjithë janë të formuar intelektualisht, kulturalisht apo mendërisht për të qenë viral në botën reale.

Për shembull:

Një njeri që vuan nga çrregullimi i ankthit nuk do e përballonte asnjëherë nëse do i cenohej privatësia e tij /saj duke iu publikuar një foto intime.

Po ashtu, një djalë apo një vajzë 17 vjeç, i/e mirëedukuar nga prindërit, i/e ndjeshme, i/e rritur me moral, i/e respektuar nga të gjithë, gjithashtu nuk do e përballonte një gjë të tillë.

Sot jemi më të pasigurtë dhe më të pamundshëm se kurrë për të qenë privat.

Si pasojë kur një njeriu tonë i ndodh një incident nga pakujdesia apo pavetëdija, detyrimisht duhet ta mbështesim psikologjikisht dhe jo të bëjmë të kundërtën.

Nëse do e bënim këtë nuk do ndodhte që njerëzit të arrijnë deri aty sa të kryenin vetëvrasje.

Minimalisht do kishim raste shumë më të rralla.

Sot realiteti është më i egërsuar se kurrë për të të marrë në rrjedhën e ngjarjeve negative.

Kujdes!

komisariati-kamez

Kujdes dhe mendojeni mirë edhe kur dëshironi t’i dërgoni bashkëshortit/es tuaj një foto intime. Edhe deri këtu jemi të rrezikuar.

Fatlumët e këtij shekulli janë njerëzit me karakter të fortë, psikologjikisht të fortë, dhe si pasojë nuk ndikohen nga opinioni i të tjerëve.

Të tjerët kërkojnë kujdes dhe mbështetje të padiskutueshme, sidomos kur gjëja ndodh.

Të mbrojmë vetëm veten tonë nuk është asnjëherë mjaftueshëm!

Ndihmoni, këshilloni, jepini dorën tjetrit jo vetëm kur triumfon për mirë apo kur qëndron në një karrige të rëndësishme!

Kur njeriu është për njeriun nuk ka Tik, as Tok që e përçan në këtë botë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top